web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Leo Mesi i shtang të gjithë, shikoni çfarë bën në ditën e pushimit

10 Shtator 2020, 10:17, Sport CNA

Leo Mesi ishte vetëm një hap larg Barcelonës, por që nga dita kur zyrtarizoj se do të qëndroj, të paktën edhe këtë sezon, po bën gjithçka për tu rikthyer në formë. Sulmuesi argjentinas u bashku me grupin vetëm të hënën e shkuar, ku zhvilloi seancën e parë, por që nga ajo ditë, me shumë seriozitet dhe përkushtim, po stërvitet për të qenë gati për sezonin e ri.

Sipas Radio MARCA, mëngjesin e së enjtes, në mënyrë surprizë, Messi është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit për një stërvitje individuale pavarësisht se kjo ishte një ditë pushim që trajneri Kuman ia kishte lejuar lojtarëve.

Së bashku me Mesin, në stërvitje ishin edhe Griezman, Lenglet dhe Buskets. Atmosfera në radhët e Barcelonës sigurisht nuk është nga më të mirat, pavarësisht qëndrimit të Mesit. Mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit qartësisht ka një krisje të madhe por të gjithë kërkojnë të ndryshojnë faqe dhe të harrojnë sezonin e dështuar që sapo mbyllën. Blaugranët nuk kanë lëvizur ende në merkato pasi mbeten në pritje se çfarë do të ndodh me Suarez apo disa lojtarë të tjerë që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Kuman. Gjithashtu shpresojnë shumë që Dembele të tregoj vlerat e tij pas dy sezonesh ku pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në infermieri.





Lajmet e fundit nga