web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitorja ndaj Lituanisë detyrim, Reja mund të barazojë rekordin e De Biazi

7 Shtator 2020, 10:11, Sport CNA

Kombëtarja shqiptare e futbollit kthehet sot në fushën e lojës për të vazhduar ecurinë pozitive të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. Pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë duan të përsëritin veten edhe ndaj Lituanisë në shtëpi, për një sukses që do të bënte gjithnjë e më të mundshëm pozicionimin si dominues në grupin e tyre në Ligën e Kombeve.

Për djemtë e Edi Rejas, sot ekziston mundësia që të barazojnë rekordin e vendour katër vite më parë nga kombëtarja e drejtuar nga Xhani De Biazi sa i përket fillimit më të mirë të eliminatoreve të një turneu. Në eliminatoret e Botërorit 2018, Shqipëria për herë të parë arriti të fitonte dy ndeshjet e para në një edicion kualifikues, duke mposhtur 2-1 Maqedoninë e pastaj 2-0 Lihtenshtejnin, me gola të shënuar nga Bekim Balaj në të dy sfidat.

Sulmuesi pritet të jetë sot në majën e sulmit, për të zëvendësuar Çikalleshin, i cili ka kaluar disa probleme fizike në ndeshjen e fundit e trajneri Reja nuk dëshiron që ta rrezikojë në duelin e sotëm. Trajneri ka paralajmëruar ndryshime në rreshtim për shkak të mbingarkesës fizike të lojtarëve, ndaj sot mund të jetë momenti për të parë në fushë edhe emra si Laçi, Çekiçi e Broja që i janë bashkuar së fundmi ekipit.





Lajmet e fundit nga