web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Godet Partizani në merkato, transferon Eni Imamin

27 Gusht 2020, 16:11, Sport CNA

Eni Imami është përforcimi i radhës i skuadrës së Partizanit. Ish-mbrojtësi i Tiranës, i cili së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut, është ribashkuar me trajnerin Ilir Daja.

27-vjeçari, ishte futbollist i lirë, pas përfundimit të sezonit me skuadrën korçare, ndërkohë që do të vijojë karrierën me skuadrën e kuq.

Imami i është bashkuar Partizanit në qytetin e Ohrit, ku ?Demat e Kuq? janë duke zhvilluar fazën përgatitore.

Një përforcim cilësor ky për krahun e majtë, duke qenë se futbollisti është një njohje e mirë e trajnerit Daja, i cili e shikon si lojtar të rëndësishëm te skuadra e tij e re.

Gjatë karrierës së tij, përveç Tiranës dhe Skënderbeut, Imami është aktivizuar edhe me Dinamon, Laçin, Teutën, Kukësi, si dhe me skuadrën zviceriane të Biaschesit.





Lajmet e fundit nga