web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lazio merr Pepe Reinën si portier, ja reagimi Thomas Strakoshës

27 Gusht 2020, 15:25, Sport CNA

Tomas Strakosha ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Lacios. Portieri shqiptar ka folur për Ligën e Kampioneve si dhe zyrtarizimin e Pepe Reinës. ?Po përgatitemi shumë për sezonin e ri dhe unë personalisht mezi po pres të luaj në Champions këtë edicion.

Debutimi në Champions do të jetë një ëndërr e bërë realitet. Para pandemisë, kishim një ndër mbrojtjet më të mira në Europë dhe duam që edhe këtë sezon të jemi sa më solidë në prapavijë.

Ardhja e Pepe Reina? Jam shumë i lumtur që ai është këtu, jam i bindur se do e ndihmojmë shumë njëri-tjetrin.

Ai është një portier me shumë eksperiencë dhe dua që t?i ?vjedh? sekretet që ai ka. Jo vetëm Reina, edhe Peruzzi më ndihmon shumë, kemi bashkëpunim shumë të mirë mes portierëve?, tha mes të tjerash portieri i kombëtares kuqezi.





Lajmet e fundit nga