web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mbani mend Donjet Shkodrën? Ja supergoli që ka realizuar në Kazakistan (VIDEO)

27 Gusht 2020, 12:34, Sport CNA

Ish-futbollisti i Kukësit, Skënderbeut dhe Flamurtarit Donjet Shkodra është kthyer te goli pas një kohe të gjatë.

Mesfushori i njohur për saktësinë nga goditjet standarte realizoi lehtësisht në sfidën e javës së gjashtë të kampionatit në Zhetsi Taldikorgan-Kizilzhar 3-0.

31-vjeçari goditi me saktësi topin nga goditja e dënimit në hyrje të zonës kundërshtare në minutën e 68-ë.

Donjet Shkodra luanj prej dy vitesh në Kazakistan. Vitin 2019 ai përfaqësoi Shakhtar Karagandin duke realizuar 4 gola në 28 ndeshje, ndërsa sot realizoi golin e parë për sezonin e ri.





Lajmet e fundit nga