U infektua me koronavirus/ Ish-kryeministrja e Ukrainës në gjendje të rëndë
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, ka rezultuar...
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të njoftojë të dielën në mbrëmje një “zbulim tejet të rëndësishëm që lidhet me një terapi” për trajtimin e koronavirusit. Pandemia ka shkaktuar deri tani më shumë se 176 mijë të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mbi 5.6 milionë të tjerë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Njoftimi pason një postim në Twitter të shtunën nga Presidenti Donald Trump, ku akuzonte punonjësit e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave se po punonin për të ngadalësuar testimin e vaksinave kundër COVID-19 duke e lënë atë qëllimisht pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Zoti Trump shkruante se ngadalësimi është pasojë e të ashtuquajturit “shtet brenda shtetit”, një teori konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan po zhvillohet një komplot nga një qeveri e fshehur, brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Por Presidenti nuk ofroi ndonjë provë lidhur me këtë pohim të tij.
Komentet e zotit Trump pasojnë gjithashtu një artikull të botuar nga agjencia ?Reuters? të enjten ku thuhej se një zyrtar i lartë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave kishte bërë të ditur se do të largohej nga detyra nëse administrata Trump miratonte një vaksinë përpara se ajo të shpallej e sigurt dhe efektive.
Po presidenti shkruante të shtunën se: “Duhet të përqëndrohemi tek shpejtësia e të shpëtojmë jetë njerëzish”.
Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha të shtunën vonë në mbrëmje se sekretari për Shëndetit dhe i Burimeve Njerëzore Alex Azar dhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn do të jenë të pranishëm kur zoti Trump të bëjë publik lajmin mbi terapitë. Një zhvillim ky që vjen një ditë përpara fillimit të Kuvendit Kombëtar Republikan, ku zoti Trump do të riemërohet për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Ekspertë të shumtë të shëndetësisë kanë thënë se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë në dispozicion deri para fundit të këtij viti ose në fillim të vitit 2021, duke theksuar se do të jetë gati vetëm pasi të rezultojnë me sukses provat klinike mbi efikasitetin e saj, të cilat kanë nisur tashmë në disa vende, duke përfshirë SHBA-në.
Zoti Trump është akuzuar nga zoti Biden dhe demokratët se ka dështuar me trajtimin e pandemisë në vend. Por Presidenti ka thënë shpesh se gjetja e një trajtimi ndaj sëmundjes infektive është pranë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.
Ish-Nënpresidenti Biden, i cili pranoi emërimin për presidentin nga demokratët javën e kaluar akuzoi zotin Trump se edhe: “pas gjithë kësaj kohe, nuk ka ende një plan për të luftuar pandeminë. Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën?, tha zoti Biden duke e konsideruar këtë një gjë të pafalshme.
Të dielën shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrotje postimit në Twitter të Presidentit Trump gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News”. Zoti Meadow u ankua mbi ritmin e testimeve të mbikëqyrura nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
“Ne nuk do t’i biem shkurt në raport me proceset kërkimore”, tha zoti Meadows. “Ne do të shkurtojmë burokracitë. Unë e përshëndes Pnresidentin lidhur me këtë postim të tij”.
Senatori Chris Coons, një mbështetës i zotit Biden, tha në një intervistë për ?Fox News? se presidenti Trump ?ka dështuar të veprojë me përgjegjësi” në trajtimin e koronavirusit. ?Ai ka humbur rrugën dhe nuk pranon ndihmë. Donald Trumpi ka dështuar të përballet me këtë pandemi”, shtoi zoti Coons./VOA
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, ka rezultuar...
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin bjellorus M...
Negociatat e BE me Britaninë e Madhe për periudhën pas Brexi...
111 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Ko...
Bjellorusia po bëhet gati sot për më shumë protesta, në të c...
OJQ-të paralajmërojnë se koronavirusi mund të përhapet së sh...
Koronavirusi ka shkaktuar një bilanc të rëndë dhe njëkohësis...
Kosova prej disa javësh ka regjistruar shifra shqetësuese ër...
Ish Nënpresidenti Joe Biden pranoi zyrtarisht të enjten mbrë...
Agjencia Associated Press njoftoi të premten se gjysma e vde...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya d...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan zhvillon sot një ...
Në Kosovë në 24 orët e fundit, janë regjistruar 169 raste të...
Kritiku i njohur i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është n...
Zemërimi dhe protestat që shkaktoi rasti i Shën Sofisë me sa...
44 vjeçari, Aleksej Navalny ka mbërritur për trajtim në spit...
Greqia ka marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e k...
Dy korrespondentë të Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë j...
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjist...
Kundërshtari më i njohur i Putinit: Politikani rus i opozitë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...