"Hakmarrje" ndaj Greqisë?/ Erdogani shndërron një kishë tjetër muze në xhami
Zemërimi dhe protestat që shkaktoi rasti i Shën Sofisë me sa...
Kritiku i njohur i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, u dërgua sot në Gjermani për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Navalni u transportua në gjendje kome të induktuar nga qyteti siberian i Omskut me një avion ambulancë dhe u dërgua në spitalin Charite të Berlinit.
Themeluesi i grupit të aktivistëve që organizoi fluturimin, tha se gjendja shëndetësore e Navalny-it ishte “shumë shqetësuese”.
44-vjeçari Navalny, kundërshtar i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin dhe aktivist i njohur kundër korrupsionit, pësoi krizë të enjten në bordin e një avioni, pasi kishte pirë një filxhan çaj, që përkrahësit e tij besojnë se ishte i helmuar.
Personeli mjekësor në Omsk tha mbrëmë, pasi miratoi nisjen e Navalny-t drejt Berlinit, se tani për tani jeta e tij nuk është në rrezik.
Thirrja e bashkëshortes
Bashkëshortja e zotit Navalny, Yulia, më herët i dërgoi një letër Kremlinit duke i bërë thirrje të drejtpërdrejtë për të ndërhyrë dhe miratuar lejen që burri i saj të transportohej jashtë vendit.
?Është për të ardhur keq që u desh kaq shumë kohë që mjekët të merrnin vendimin. Aeroplani ka qenë duke pritur që në mëngjes. Dokumentet ishin gjithashtu gati që atëherë?, tha të premten zonja Yarmysh që është zëdhënëse e opozitarit Navalny.
Alexander Murakhovsky, mjeku kryesor në spital, tha se zoti Navalny ishte diagnostikuar me një sëmundje metabolike që mund të jetë shkaktuar nga niveli i ulët i sheqerit në gjak.
Ai tha se ishin gjetur gjurmët e një substance kimike industriale në rrobat e zotit Navalny dhe në gishtat e tij por se mjekët nuk besonin se ai ishte helmuar.
Opozitari Navalny ka kritikuar Kremlinin prej më shumë se një dekade, duke ekspozuar ato që ai i quan ryshfete të nivelit të lartë dhe duke mobilizuar turma të rinjsh protestues.
Ai është arrestuar në mënyrë të përsëritur për organizimin e takimeve publike dhe tubimeve dhe është paditur lidhur me hetimet e tij ndaj korrupsionit. Atij iu ndalua kandidimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.
Zoti Navalny u sëmur ndërsa po udhëtonte me avion drejt Moskës nga qyteti Tomsk në Siberi. Atje ai ishte takuar me aleatët para zgjedhjeve rajonale të muajit që vjen. Ai u mor me barelë, ndërsa nuk lëvizte, nga aeroplani dhe u dërgua me shpejtësi në spital pasi avioni me të cilin udhëtonte bëri një ndalesë emergjence në qytetin Omsk./ VOA
Zemërimi dhe protestat që shkaktoi rasti i Shën Sofisë me sa...
44 vjeçari, Aleksej Navalny ka mbërritur për trajtim në spit...
Greqia ka marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e k...
Dy korrespondentë të Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë j...
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjist...
Kundërshtari më i njohur i Putinit: Politikani rus i opozitë...
Afër tregut në lagjen Ulpiana në Prishtinë, çdo ditë po krij...
Në Kosovë mijëra qytetarë janë arrestuar për mosrespektimin ...
Pas shpalljes së kandidaturës për president nga ish-kryemini...
Autokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më fri...
Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit naty...
Rizgjidhet për një tjetër mandat katërvjeçar në postin e kry...
Anija e madhe luftarake amerikane, “USS Hershel Woody Willia...
Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i p...
Dhjetë viktima dhe 162 raste pozitive me COVID-19 janë regji...
SHBA e akuzon Teheranin për shkelje të marrëveshjes atomike ...
Ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukt...
Vëllai i autorit të bombës në Manchester Arena, ku këndonte ...
Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë m...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë propozimin, që B...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...