"Investitorët strategjikë, klientela e Ramës"/ Këlliçi: Ende asnjë zyrtar shteti i arrestuar për aferat më të mëdha
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...
OJQ-të paralajmërojnë se koronavirusi mund të përhapet së shpejti në kampin e refugjatëve Moria në ishullin Lesbos, ku jetojnë tepër ngushtë rreth 13,000 vetë. Por ishulli nuk mund ta përballojë një shpërthim të tillë.
Kampi i refugjatëve Moria në ishullin grek të Lesbosit është më i madhi në Evropë. Fillimisht ai qe konceptuar për të strehuar 3,000 vetë, tani aty ka 13,000 vetë që jetojnë mjaft ngushtë në tenda dhe kontejnerë.
Deri tani aty nuk ka pasur ndonjë shpërthim të koronavirusit, por OJQ-të paralajmërojnë se kjo është vetëm çështje kohe. Dhe nëse në ishull do të shpërthejë epidemia ai është i paaftë për ta përballuar.
Caroline Willemen, koordinatore në terren e organizatës humanitare Mjekë pa Kufij, është e shqetësuar për situatën. “E di që ky nuk është një krahasim shkencor, por në një kohë kur të gjitha eventet e mëdha janë anuluar, sepse ekziston rreziku i infeksionit, një kamp i tillë është thjesht i paimagjinueshëm”, thotë ajo për DW. Në Mytilene, kryeqyteti i Lesbosit, vetëm 10 kilometra larg, virusi tashmë po përhapet.
Masa simbolike
Në përgjithësi, Greqia ka shënuar një rritje të rasteve gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të mbajnë maska, të ruajnë distancën, të lajnë duart, të dezinfektohen dhe të izolohen nëse nuk ndjehen mirë.
“Në Moria një gjë e tillë është krejtësisht e pamundur”, thotë Willemen. “Edhe nëse njerëzit kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur në tendat e tyre, ata të paktën hanë tri herë në ditë së bashku me mijëra njerëz të tjerë. E njëjta gjë vlen edhe për banjat dhe dushet. Në kamp është e pamundur të shmangësh grumbullimet e njerëzve.”
Gjithashtu është e pamundur të lash duart rregullisht në kamp, thotë ajo, duke shtuar se për shkak se ka kaq shumë njerëz në një hapësirë kaq të vogël – me standarde higjienike nën standardet – krijohen kushte për një përhapje të shpejtë të virusit.
Deri tani autoritetet greke kanë marrë vetëm masa simbolike. Në mars qeveria u bëri thirrje refugjatëve dhe azilkërkuesve në Moria të ndjekin rregullat e higjienës dhe sigurisë, përveç kufizimit të lëvizjes së tyre. Që nga ajo kohë lejohen të largohen nga kampi vetëm 150 vetë në orë.
Pjesa tjetër e popullsisë në Lesbosit gjithashtu iu nënshtrua një bllokimi të rreptë në pranverë, por atyre u është lejuar të lëvizin lirshëm prej gati dy muajsh. Kurse për refugjatët në kampin Moria kufizimet e lirisë së lëvizjes janë zgjatur shtatë herë.
Sipas gazetares Franciska Grillmeier qeveria greke po përdor pandeminë COVID-19 për të realizuar agjendën e saj. “Për t’i mbyllur më shumë njerëzit dhe për të zgjeruar përçarjen midis popullatës greke dhe refugjatëve.”/ DW
Koronavirusi ka shkaktuar një bilanc të rëndë dhe njëkohësis...
Kosova prej disa javësh ka regjistruar shifra shqetësuese ër...
Ish Nënpresidenti Joe Biden pranoi zyrtarisht të enjten mbrë...
Agjencia Associated Press njoftoi të premten se gjysma e vde...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya d...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan zhvillon sot një ...
Në Kosovë në 24 orët e fundit, janë regjistruar 169 raste të...
Kritiku i njohur i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është n...
Zemërimi dhe protestat që shkaktoi rasti i Shën Sofisë me sa...
44 vjeçari, Aleksej Navalny ka mbërritur për trajtim në spit...
Greqia ka marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e k...
Dy korrespondentë të Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë j...
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjist...
Kundërshtari më i njohur i Putinit: Politikani rus i opozitë...
Afër tregut në lagjen Ulpiana në Prishtinë, çdo ditë po krij...
Në Kosovë mijëra qytetarë janë arrestuar për mosrespektimin ...
Pas shpalljes së kandidaturës për president nga ish-kryemini...
Autokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më fri...
Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit naty...
Rizgjidhet për një tjetër mandat katërvjeçar në postin e kry...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...