“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Nënkryetari i LSI, Luan Rama e ka cilësuar si kriminale atë që po bën qeveria për situatën e krijuar në Kakavijë. Sipas Ramës, qytetarët shqiptarë janë braktisur, po tallen e poshtërohen.
Ndër të tjera Luan Rama tregon edhe se çfarë duhet të bënte qeveria që mos t’i linte vetëm qytetarët në mes të rrugës me ditë të tëra.
“KUR QEVERIA TË LE NË RRUGË
E TALLET ME TY !…
Ajo që po ndodh prej disa ditësh, është pak ta quash e rëndë.
Eshtë një shëmti dhe ligësi e paprecedentë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sepse, qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka për detyrë t?ju shërbejë shqiptarëve kudo ku ata të jetojnë e të punojnë, kudo që të gjenden e në çdo kohë.
Në mes të vapës zhuritëse të mesgushtit, dhe jo të një mesgushti dosido, por edhe më zhuritës e po aq edhe më vrasës prej pandemisë së koronavirusit, mijëra qytetarë shqiptarë janë lanë në mes të rrugës.
U lanë në mes të rrugës dhe të braktisur prej qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
U lanë të braktisur e të tallur.
U lanë të tallur e të poshtëruar.
U lanë të poshtëruar e të fyer.
Si njerëz pa zot e pa njeri që të kujdeset për ta!
Pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbështetje, pa asnjë përkujdesje!
E si sintezë e gjithë asaj maskarade pamëshirshmërie dhe mungese deri në ligësi e ndjenjave më njerëzore, asnjë fjalë tjetër nuk është më e plotë se fjala KRIMINALE, për të cilësuar qëndrimin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë ndaj qytetarëve shqiptarë të braktisur në Kakavijë të Gjirokastrës!
Po, vetëm një fjalë e vetme e përmbledh marrëdhënien, raportin, ndërveprimin dhe qëndrimin në këtë rast të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me qytetarët shqiptarë: KRIMINALE!
Sjellje kriminale.
Qëndrim kriminal.
Mosveprim kriminal.
Nuk dua ta mendoj si një qëndrim të qëllimtë sepse jam i bindur që nuk është qëndrim i qëllimtë.
Por, edhe prej mosveprimit prej paaftësisë, sjella e qeverisë ka të njejtën pasojë si të ishte një qëndrim i qëllimtë.
Edhe prej mungesës së ndjenjës së përgjegjësisë në përmbushjen e detyrës, sjellja e qeverisë ka të njejtën pasojë mbi qytetarët e braktisur, si të ishte një qëndrim i qëllimtë.
Edhe prej faktit se qeveria është vetëm një tufë kokëboshësh eunukë e ca të tjera të mjera që kanë pëlqyer të jenë aty prej të tjera kriteresh, që nuk kanë asnjë lidhje as me meritën, as me zotësin, as me përgjegjshmërinë, por që të vetmen ?meritë? kanë aftësinë për të na dëshmuar se janë qenie frymore pa asnjë grimë dinjitet njerëzor, pa asnjë ndjeshmëri solidariteti që do të duhej të ishte më e pakta, pa asnjë skrupull moral dhe njerëzor, qëllimi në të njejtën kahje shkon dhe sjellja e qeverisë ka të njejtën pasojë mbi qytetarët e braktisur, si të ishte një qëndrim i qëllimtë.
Sepse, edhe sikur një qytetar i vetëm të kishte mbetur në rrugë, e jo më mijëra të tillë të shpërndarë nëpër disa kilometra, qeveria duhet të ishte mbledhur menjëherë dhe gjente e të ofronte zgjidhje.
Sepse prej qeverisë kërkohet zgjidhje.
Asgjë tjetër, por vetëm zgjidhje.
Por qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk e bëri.
As nuk u mblodh, as nuk u shqetësua, as nuk gjeti zgjidhje.
Sepse nuk di të gjejë zgjidhje!
Qeveria e Republikës së Shqipërisë i braktisi qytetarët e vet!
Qeveria e Republikës së Shqipërisë i poshtëroi qytetarët e vet.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë i la qytetarët e vet si njerëz të mjerë e pa përkujdesje.
Është e rëndë, por e vërtetë.
Është e turpshme dhe kriminale.
Po, po, është KRIMINALE!
Sepse kështu ndodh kur qeveria të le në rrugë e tallet me ty!
Një qeveri e shërbimit ndaj qytetarëve, do të duhej të shkonte e të vendosej atje mes qytetarëve.
Dhe menjëherë qeveria do të duhej të krijonte, të instalonte e të bënte funksional atje në mes tyre sistemi i njesive të shërbimeve më të domosdoshme jo vetëm përmes angazhimit të strukturave të emergjencave civile, por edhe të shërbimit me ekip të plotë e të specializuar të asistencës mjekësore, përfshirë edhe shërbimin e testimit të covid-19-ës dhe pajisjen me dokumentin që kërkon pala greke për lejimin e kalimit të kufirit.
E natyrisht, duhej instaluar sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe me ushqime.
Paralel më keto masa, do të duhej të dërgoheshin e të instaloheshi menjëherë çadra fushimi për të bërë të mundur kalimin e natës si dhe krijimin e të gjithë infrastrukturës së sherbimeve më të domosdoshme njerëzore.
Kaq do të ishte më e pakta që duhej të bënte një qeveri e përgjegjshme e shërbimit ndaj qytetarëve të vendit të vet.
E bëjnë të gjitha qeveritë e vendeve të tjera, jo për qytetarët e vendeve të tyre se nuk ndodh me askën tjetër ajo që ndodh me shqiptarët në vendin dhe në tokën e tyre, por e bëjnë edhe me emigrantët e paligjshëm kur halli i shtyn e të zenë derën e shtëpisë.
Ndërsa qeveria e Republikës së Shqipërisë, i la qytetarët e vendit të vet të braktisur e të tallur në mes të rrugës, në ketë mesgushti zhuritës prej vapës e vrasës prej pandemisë!
Sepse kështu ndodh kur qeveria të le në mes të rrugës dhe tallet me ty!…”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale./CNA.al
Prej katër ditësh, mijëra shqiptarë që duan të kthehen në Gr...
Mes temperaturave të larta, të pa ushqyer dhe pa kushtet min...
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond panariti ka reaguar lidhur ...
Koronavirusi i ka marrë jetën zyrtarit të Partisë Socialiste...
Eva Blushi, notere në Tiranë ka dorëzuar pranë ministrisë së...
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar me një ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka kujtuar...
Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për situatën kaotike të k...
Ambasada greke ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetarë...
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për kaosin e krijuar sot...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu denoncoi si...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Enno Bozdo deklaroi se në 6 mua...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha akuzon qeverinë, p...
Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj i është “përveshur” pu...
Leonard Olli, anëtar i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratik...
Kreu i FRPD, Belind Këllici dekalron se edhe psë shkollat u ...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikim...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin për ...
Përgjatë viteve 1970, Iliç Ramirez Sançez, ose i njohur më s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...