Sugjerimi i mjekut Pipero/ Maska edhe në mjedise të hapura
Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar në “FaxNews” shifrat shqet...
Ish-deputeti socialist Fatmir Toçi, i cili prej një muaji ndodhet i shtruar në Spitalin Covid-2 ?Shefqet Ndroqi?, pasi rezultoi me koronavirus, ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Toçi rrëfen gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa thotë se kurrë më parë nuk e ka ?ndjerë veten më rëndë dhe më të rrezikuar?.
Ai thotë se spitali është i mbingarkuar, ku reanimacioni i planifikuar për 8, aktualisht është përshtatur për të mbajtur 12 pacientë.
“NDALONI, O NJERËZ, SHIHNI SE ÇFARË PO BËHET!
Për gati një muaj po qëndroj i shtruar në spitalin ?Shefqet Ndroqi? në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, për rikuperimin e mushkërive nga pasojat që la pas virusi Covid-19 që ka përfshirë botën mbarë.
Më besoni, kurrë në jetën time nuk e kam ndjerë vehten më rëndë e më të rrezikuar për jetën se sa në këtë rast dhe kjo më ka bërë të mendoj se sa e brishtë dhe e cënueshme është jeta mbi tokë.
Por, shoh nëpërmjet mediave, internetit, rrjeteve sociale etj. Masivisht një shpërfillje të papërgjegjshme e të frikshme të masave parandaluese, të domosdoshme për t?u mbrojtur nga kjo flamë vdekjeprurëse: njerëz pa maska në mjedise të mbyllura e publike, festa e grumbullime masive duke mos respektuar distancat e rekomanduara, madje prononcime e deklarata të njerëzve të njohur e të panjohur nëpër ekrane e rrjete sociale për teprim të masave apo, më keq akoma, për teori konspirative të shpikura për qëllime e interesa të caktuara (!).
Po e përsëris për së dyti thirrjen time ?më besoni? nga Spitali ?Shefqet Ndroqi?, ku janë të shtruar mbi 200 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe që ngjason si spital lufte pas një beteje të përgjakshme, ku punon me përkushtim e vetmohim një personel që ka vënë në rrezik jetën e vet dhe të familjeve për të shpëtuar jetë njerëzish, ku nga një sallë e vogël reanimacioni, e planifikuar për 8 vetë dhe e përshtatur për 12, diktuar nga kushtet e emergjencës sot, dalin pa jetë 1-2 pacientë në 24 orë, duke sjellë dhimbje e trishtim për familjet e tyre.
Jetë të prera në mes papritur e pabesisht, dhe pakujdesia e papërgjegjshmëria jonë personale dhe kolektive janë faktori kryesor i këtyre humbjeve në jetë njerëzish.
Nuk do t?ia uroja askujt të provojë këtë që po kaloj unë në këtë spital, ku kurrizi dhe dysheku janë bërë një që prej një muaji, për ta besuar se sa e rëndë dhe serioze është situata në këtë luftë, abdurde në dukje, me një armik të panjohur sa duhet e që ngjall vdekje kudo që prek; por desha t?ju bëj një thirrje si mik, si vëlla, si një qytetar i këtij vendi, si një njeri që prej më shumë se 4 javësh lufton me vdekjen në emër të jetës: mbajeni atë dreq maske dhe bëni kujdes, mbroni jetën tuaj, të familjes tuaj dhe të të tjerëve!
Jeta është e shtrenjtë, duhet mbrojtur e jetuar!”/CNA.al
Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar në “FaxNews” shifrat shqet...
Radhë të gjata me qytetarë janë krijuar në pikën kufitare të...
Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër ku ka marrë pjes...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një thirrje ...
Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, CRCA dhe ANYN Shqipëri ...
Ndahet nga jeta përgjegjësi i policisë Rrugore në Shkodër, S...
Gjatë ditës së sotme, moti do të nis i kthjellët në të gjith...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar...
Disa lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar disa minuta ...
Vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike...
Në mes të sezonit turistik, pa asnjë njoftim, Bashkia Kavajë...
Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se kryebashkiaku i Tiranës...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përsëritur t...
Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj tregon luftën e saj me Co...
Pas një muaj lufte me virusin, kryeinspektorja e Inspektorat...
Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kuj...
Ditën e sotme vendi ynë mbetet në ndikimin e kthjellimeve de...
Koronavirusi i ka marrë jetën pedagogut të njohur të inxhini...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar sot ...
Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...