Raporti-Të rinjtë në Shqipëri/ Pandemia shtoi kriminalitetin, papunësinë dhe dhunën
Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, CRCA dhe ANYN Shqipëri ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Ajo apelon të rinjtë të zbatojnë masat e thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Manastirliu i kërkon të rinjve të reflektojnë pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria
?Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, unë kam një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë:
Ju lutem, zbatojini masat e thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19.
Bëhuni ju mbrojtësit e vetes, të prindërve, të të afërmve, të më të dobtëve.
Pak më shumë kujdes sot, shmang pasoja që nesër mund të rezultojnë fatale.
Sa herë të dëgjoni deklarata të gënjeshtërta, të atyre që pandeminë e shohin jo si rrezik nga i cili duhet të mbrojnë njerëzit, por si shansin që duhet rrokur në ajër për të çoroditur dynjanë me sulme të paprincipta, ndaluni dhe dëgjoni pak edhe thirrjet e ekspertëve të shëndetit, mjekëve, që dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë dhe që, e kanë treguar me vepra, se i shërbejnë me përkushtim vetëm interesit tuaj.
Sa herë të dëgjoni deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, mendoni ju lutem për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka ?pushtuar? mushkërinë. Mendoni pak për të afërmit, që presin me ankth për fatin e njerëzve të tyre të dashur.
Mendoni për gjithë ata mjekë, infermierë, në Spitalin Infektiv në QSUT dhe në Spitalin ?Shefqet Ndroqi?, të cilët që prej marsit nuk po dallojnë më natën nga dita, e që nuk i shohin të afërmit, qysh kush e di se kur.
Mendoni pak: A është vërtet një sakrificë kaq e madhe, të heqësh dorë nga festat e mbipopulluara, nga vendgrumbullimet në plazhe dhe bare, pa distancim fizik dhe masa higjene? Vende që më pas shndërrohen në vatra, ku virusi përhapet me shpejtësi marramendëse?
A nuk ia vlen që edhe për ca kohë, të përshtatemi të gjithë bashkë me një normaliteti të ri, ku kryefjala është KUJDESI, HIGJENA, DISTANCIMI?
E kuptoj indiferencën e moshës, ndaj thirrjeve për një virus që nuk shihet me sy. Por kjo nuk e pengon që ai, virusi ta shndërrojë trupin tuaj në bartës, në rrugëtimin e vet drejt trupit të prindërve dhe të afërmve tuaj. Të cilët, ndryshe nga ju, për shkak të moshës dhe imunitetit, mbase nuk do të ishin në gjendje ta përballonin sëmundjen.
Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëni një ?sakrificë? të vogël sot. Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve!
Të gjithë po bëjmë maksimumin që mundemi, me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë.
Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione: Pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë.
Gëzuar Festën dhe kalojeni këtë ditë, ju lutem, duke reflektuar pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria?, shkruan Manastiliu./CNA.al
Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, CRCA dhe ANYN Shqipëri ...
Ndahet nga jeta përgjegjësi i policisë Rrugore në Shkodër, S...
Gjatë ditës së sotme, moti do të nis i kthjellët në të gjith...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar...
Disa lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar disa minuta ...
Vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike...
Në mes të sezonit turistik, pa asnjë njoftim, Bashkia Kavajë...
Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se kryebashkiaku i Tiranës...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përsëritur t...
Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj tregon luftën e saj me Co...
Pas një muaj lufte me virusin, kryeinspektorja e Inspektorat...
Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kuj...
Ditën e sotme vendi ynë mbetet në ndikimin e kthjellimeve de...
Koronavirusi i ka marrë jetën pedagogut të njohur të inxhini...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar sot ...
Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufi...
Shefi i policisë në burgun e Brandasheshit dhe shefi i regji...
Pandemia e koronavirsit bëri që shumë shtete të mbyllin kufi...
Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në rrjetet socia...
Ditët e javës që presim përpara duket se do të “kopjojnë” nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...