LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

10 Gusht 2020, 18:55, Sociale CNA
Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Koronavirusi i ka marrë jetën pedagogut të njohur të inxhinierisë Klement Qerimi.

Lajmin e bëjnë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët tregojnë se gjendja e tij shëndetësore ishte përshkallëzuar dhe ishte intubuar.

Mbrëmjen e djeshme ai fatkeqësisht ka humbur betejën me virusin e padukshëm. Pedagogu 47 vjeçar la pas dy fëmijë. Ai jepte mësim në Universitetin e Politeknikut, në degën e inxhinierisë.

Gjithashtu Klement Qerimi ishte edhe pastor. 47-vjeçari humbi banesën dhe shikimin gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Në atë kohë ai i bëri apel qeverisë që ta ndihmonte, pasi nuk mund t?i përballonte shpenzimet.

Miqtë e cilësojnë si një person të gatshëm për të ndihmuar çdokënd, të pakursyer për të mësuar me dijen e tij si profesor inxhinierie ose për të ndihmuar këdo në nevoja të ndryshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga