Eurostat: Ekonomia shqiptare humbi 400 mln euro në tremujorin e parë
Ekonomia shqiptare rezulton të ketë humbur rreth 400 milionë...
Situata e vështirë e krijuar në ekonomi nga Covid-19 ka bërë që individët, jo vetëm të ulin kërkesën për kredi për blerje shtëpie dhe mallra konsumatorë, por edhe të vihen në vështirësi për të paguar detyrimet që ata kanë, duke u detyruar të marrin borxh për të paguar borxhet .
Në tabelat e Vrojtimit të fundit të Aktivitetit Kreditues, të publikuar nga banka e Shqipërisë, ka një rritje të ndjeshme të nevojës për rifinancimin e borxhit, i cili është i vetmi që ka një balancë pozitive prej 16.1 për tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës, Vlera pozitive tregon se ky faktor, në rastin konkret rifinancimi i borxhit, ka ndikuar në rritjen e kërkesës për kredi. Ky është tremujori i parë, që ky faktor është në një rritje kaq të shpejtë, që kur Banka e Shqipërisë publikon këtë tregues.
Në të kundërt, nevoja për financim për konsum dhe për blerje banese ka shënuar një rënie të fortë, duke shënuar nivelet më të ulëta historike, që prej tremujorit të parë 2009, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se nevoja për financim për blerje shtëpie shënoi një balancë negative prej -41.6 pikë në tremujorin e parë dhe -15.4 në të dytin, rezultatet më negative që kur raportohen të dhënat, nga viti 2009. Rënia e fortë në tremujorin e parë është e lidhur edhe me situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit që u shoqërua me frikë dhe pasiguri. Individët kanë ndjesi negative edhe për zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, përfshirë çmimet, në tremujorin e parë dhe të dytë, me balanca negative përkatësisht -18.3 dhe -25.9.
Individët nuk mendojnë as të marrin hua për blerje konsumi. Balanca e nevojave për financim për konsum ishte negative si në tremujorin e parë ashtu dhe të dytin, me përkatësisht -36.7 dhe -21.7. këto janë nivelet me negative historike, që ku ka filluar matja e indeksit në vitin 2009.
Vrojtimi tregon se ka një përkeqësim të ndjeshëm të aftësisë paguese të individëve, në tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti, ku balanca negative është përkatësisht me -17.2 dhe -43.7%, nga rreth zero që ishte në vitin 2019, duke shënuar nivelin m ëtë ulët që nga viti 2009.
Mbyllja e ekonomisë për gati tre muaj, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit vlerësohet të ketë dhënë efekt të fortë në ekonomi. Qeveria pret që rënia këtë vit të jetë 4.3%, ndërsa pritshmëritë e institucioneve financiare variojnë nga -5% për FMN dhe Bankën Botërore, deri në -9% nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Ekonomia shqiptare rezulton të ketë humbur rreth 400 milionë...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konfe...
Ekonomia e Suedisë performoi më mirë sesa pjesa më e madhe e...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria e Ramës k...
Qeveria synon të mbajë një nivel të lartë shpenzimesh buxhet...
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ironizon qeverinë për...
Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë inv...
Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tr...
Nga Dr. Klodian MuçoNë një krizë të tillë nevojitet të mbësh...
Tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me fondet e buxhetit të S...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, n...
Në rishikimin më të fundit të saj, agjencia ndërkombëtare e ...
Qeveria po i përqendron fondet në projektet e mëdha publike,...
Banka Botërore njoftoi se ka miratuar një financim prej 15 m...
Në kohë të vështira, kur e ardhmja duket e pasigurt, individ...
Është zhvilluar dje mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar t...
Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi nga foltorja e K...
Tre gushti është afati i fundit të dorëzimit të bilancit të ...
Miratimi i projektligjit për AmnistinëFiskale dhe penale i c...
Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rivlerësojnë pasuritë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...