web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koha që Basha të sjellë fitoren e PD

2 Gusht 2020, 13:57, Politikë CNA

Më pak se një vit nga zgjedhjet parlamentare, një moment kritik pas disa ndryshimeve Kushtetuese, të cilat opozita e drejtuar nga Luli, bën sikur nuk i pranon, por me llogaritë e saj nga ana tjetër deklaron fitoren. Moment delikat, për faktin sepse tani pasi ka shpallur fitoren pa u votuar duket qartazi se ka dale përballë shqiptarëve si kundërshtarja e hapjes së listave dhe ruajtëse e klasës 30 vjeçare politike, ku futen shumica e aleatëve, por edhe vetë Luli Basha si njeri me 15 vite në politikë por vetëm 4 prej tyre pa pushtet.

Shumica e shqiptarëve duken të lodhur nga Edi Rama dhe qeverisja e tij e fasadave dhe konçesioneve, skandaleve, përplasjeve, korrupsionit dhe shtimit të varfërisë në vend, pa harruar eksodin e shqiptarëve që nuk ndalet.

Alternativa kryesore e Ramës është Luli Basha me Monika Kryemadhin, dy eksponte që Edi i ka pasur aleatë, ka bërë pazare dhe ka ndarë pushtet. Asnjëri nuk ka mundësi i vetëm ta mposhë pas gjithë këtyre viteve me bëma e gjëma. Të dy bashkë duhet të shtojnë dhe disa aleatë problematikë që të kenë shpresë se mund ta rrëzojnë, kjo tregon se kanë diferencë të madhe në profilin e tyre politik.

Rama duket të ketë diferencë me të dy, kjo jo vetëm për shkak të propagandës apo sepse ata të dy janë të dobët dhe të dështuar në shumë kauza, të cilat i kanë shpallur fitore dhe më pas kanë ikur me bisht në shalë, rruga e Kombit, Unaza tek Astiri, zgjedhjet lokale, djegia e mandateve, së fundi dhe shembja e Teatrit.
Shumica duan largimin e Edi Ramës, por stepen për të votuar Lulin dhe Monën, ç?ka mund të risë në zgjedhjet e ardhshme votën gri, qenia e një dysheje të mëfshtë dhe qesharake në krye të opozitës duket se është bekim për kryeministrin që bën gjithçka që t?i ketë përballë.

Luli Basha mund të sjellë fitoren e PD

Që Edi Rama të largohet ka një mënyrë që mund ta vendosë atë me shpatulla pas muri dhe ai të humbë zgjedhjet. Kjo vjen si lëvizje e detyruar pas dështimit të fundit të Bashës për të bashkuar PD dhe opozitën e cila duket të jetë e ndarë në dy kampe dhe kjo rrugë e çon qartazi në disfatë elektorale.

PD nuk hapet, listat hapenOpozita e drejtuar nga Luli Basha duhet të shtrijë dorën te faktorët parlamentarë dhe ata brenda PD në një tjetër mënyrë. Të shpallë një tjetër emër për kryeministër dhe jo Luli Bashën. Ky emër të jetë njeriu mbi palët që do garantojë bashkimin, dhe shembjen e Ramës duke paraqitur edhe një kabinet me emra elitarë dhe program të vërtetë reformash për vendin.

Basha kështu ngelej në rolin e një kryetari ekzekutiv që do drejtonte dhe rimëkëmbte partinë, me një rol sekondar në qeverisje.
Kjo mënyrë do bënte që opozita të bashkonte çdo faktor, të maksimalizonte votat dhe të garantonte fitoren, meritë për të cilën do të kishte më së tepërmi edhe vetë Luli Basha, në të kundërt formula e zgjedhur prej tij duket sikur ai vetë po firmos përshpejtimin e fundit të tij në politikë./CNA.al





Lajmet e fundit nga