web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi vazhdon dominimin, fiton zyrtarisht titullin kampion të radhës në Serinë A

26 Korrik 2020, 21:52, Sport CNA

Juventusi është shpallur zyrtarisht kampion i Italisë për herën e 36-ë në histori dhe 9-in vit radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri likujdoi me rezultatin 2-0 Sampdorian duke e çuar diferencën nga Interi i vendit të dytë në 7 pikë. Me dy ndeshje të mbetura, bardhezinjtë sigurojnë titullin e nëntë kampion radhazi.

Ronaldo dhe Bernadeski ishin heronjtë e këtij triumfi të sotëm. Ylli portugez pati mundësinë të realizonte dopietë, por gaboi nga penalltia duke gjuajtur mbi traversë. Ky është kampionati i parë që Mauricio Sarri fiton në karrerë.

Portugezi ka mundësi akoma të fitojë ?Këpucën e Artë? pasi ka realizuar 31 gola dhe ka dy ndeshje në dispozicion për të kaluar Çiro Imobilen dhe Robert Levandovskin, të cilët kanë realizuar 34 gola secili.





Lajmet e fundit nga