Zbulohet shifra/ 756 punonjës të stafit mjekësor të infektuar me Covid-19 në Kosovë
Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19, në Kosovë ...
Një javë pas heqjes së kufizimeve të reja për studentët ndërkombëtarë, zyrtarët federalë të imigracionit njoftuan të premten se studentët e rinj të huaj do të ndalohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nëse planifikojnë të marrin klasat e tyre plotësisht në internet këtë vjeshtë.
Në një memorandum për zyrtarët e kolegjeve amerikane, agjencia për Emigracionin dhe Doganat (ICE)tha se studentët e rinj që nuk ishin regjistruar në klasa deri më 9 mars “nuk ka gjasa të kenë mundësi të marrin viza” nëse synojnë të marrin klasa plotësisht online. Njoftimi prek kryesisht studentët e rinj që shpresojnë të regjistrohen në universitete që do të ofrojnë klasa tërësisht në internet si rezultat i pandemisë së koronavirusit.
Studentët ndërkombëtarë të cilët tashmë janë në SH.B.A. ose po kthehen nga jashtë pasi kanë viza, megjithatë do të lejohen të marrin klasë plotësisht në internet, sipas udhëzimeve të reja, edhe nëse fillojnë mësimet duke shkuar fizikisht në kolegje por që më vonë mund të duhet të marrin klasa tërësisht në internet përballë një përkeqësimi të situatës së pandemisë.
Ky udhëzim është një goditje për kolegjet, një javë pasi qindra institucione u bashkuan për të zmbrapsur një politikë të administratës Trump që kërcënonte të deportonte mijëra studentë të huaj. Administrata u përpoq të ndalonte të gjithë studentët ndërkombëtarë në Sh.B.A që të merrnin mësime tërësisht në internet këtë vjeshtë, nëse universitetet e tyre ishin të detyruar të kalonin në mësim-dhënie plotësisht në internet në mes të një pandemie.
Urdhri i ri u lëshua të premten si një sqarim për udhëzimet e mëparshme të 9 marsit që pezullonin kufijtë ekzistues rreth arsimit në internet për studentët ndërkombëtarë. Udhëzimi i marsit kishte për qëllim të jepte fleksibilitet pasi shkollat në të gjithë vendin u mbyllën si pasojë e pandemisë, por universitetet thanë se nuk ishte e qartë nëse ai shtrihet për studentët e rinj.
Në memorandumin e ri, ICE sqaroi se fleksibiliteti vlen vetëm për studentët “të cilët ishin regjistruar në mënyrë aktive në një shkollë amerikane më 9 mars.” Zyrtarët në disa shkolla – përfshirë Universitetin e Harvardit dhe Universitetin e Kalifornisë Jugore, të cilat po ofrojnë klasa në internet këtë vjeshtë – u thanë studentëve të vitit të parë që nuk mund të vinin nga jashtë Shteteve të Bashkuara.
Këshilli Amerikan për Arsimin, një grup i presidentëve të universiteteve, tha se ishte i zhgënjyer nga udhëzimet. “Ne kemi pasur frikë nga kjo dhe po përgatitemi për situatën. Jemi ende të zhgënjyer”, tha Brad Farnsworth, nënkryetari i grupit.
Zyrtarët e Harvardit thanë që po kërkojnë nga Kongresi që të zgjasë udhëzimet e marsit për studentët e rinj, por nuk parashikojnë ndonjë ndryshim brenda afatit të vjeshtës. Studentët e rinj mund të marrin mësime në internet nga jashtë vendit ose të shtyjnë regjistrimin e tyre.
Në një mesazh për studentët të martën, dekani i universitetit të Harvardit, Rakesh Khurana, tha se shkolla “është e indinjuar” ndaj çdo politike që detyron zyrtarët të zgjedhin mes “shëndetit të komunitetit tonë dhe edukimit të studentëve tanë ndërkombëtarë”.
Rregulli që kërcënonte të deportontej mijëra studentë të huaj, nëse ata do të zhvillonin të gjitha klasat e tyre në internet, u pa gjerësisht si pjesë e fushatës së fundit të presidentit Trump për të bërë presion në shkollat dhe kolegjet e vendit për tu rihapur këtë vjeshtë.
Zyrtarët e imigracionit hoqën dorë nga politika më 14 korrik pasi ajo u kundërshtua përmes tetë padive federale nga shtetet dhe universitetet. Më shumë se 200 shkolla kishin nënshkruar peticione që mbështesin një padi të ngritur nga Harvardi dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets.
Kolegjet në SH.B.A presin të kenë një rënie të madhe në numrin e studentëve që vijnë nga jashtë në mes të pandemisë dhe një ngadalësimi në përpunimin e vizave. Kjo ka të ngjarë të shkaktojë një goditje financiare për kolegjet që mbështeten tek të ardhurat nga studentët ndërkombëtarë, të cilët zakonisht paguajnë njç çmim më të lartë.
SHBA kishin afërsisht 1.1 milion studentë ndërkombëtarë në vitin shkollor 2018-19. Këshilli Amerikan për Arsimin vlerëson se rreth 250,000 studentë ndërkombëtarë do të regjistrohen në universitetet amerikane këtë vjeshtë./ VOA
Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19, në Kosovë ...
Prespektiva e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump vazhdo...
Nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universi...
Në Kosovë janë testuar gjithsej 555 mostra të marra nga ShSK...
Vijon të mbetet e rënduar situate me Covid-19 në Madedonine ...
Mes tensioneve diplomatike në rritje, Kina ka urdhëruar Shte...
Edhe në Kosovë vijon të rritet në mënyrë të frikshme, numri ...
Mediumi më i madh i pavarur i Hungarisë, “Index” rrezikohet....
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin zyrt...
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se kreu i Parlament...
Një gjykatës ka nxjerrë një urdhër që kufizon veprimet e agj...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshkroi se si mar...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, bën të ...
Një tjetër mjek në Kosovë ka humbur jetën, pas infektimit ng...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetës...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ësh...
Laboratoret në mbarë SHBA po ndjejnë barrën e rëndë të teste...
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut Arbër...
Kina kërcënoi se do të kundërpërgjigjet pasi Shtetet e Bashk...
Vijon të mbetet e rënduar situata nga koronavirusi në Kosovë...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...