Në "zemër" të Devollit me kryebashkiakun Duro/ Historia, natyra dhe turizmi i së ardhmes
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Një gjykatës ka nxjerrë një urdhër që kufizon veprimet e agjentëve federalë të dislokuar në Portland të Oregonit. Duke iu përgjigjur një padie të paraqitur nga Unioni amerikan mbi Liritë Civile (ACLU), urdhri i gjykatësit të Oregonit, Michael Simon ndalon agjentët që të shpërndajnë, arrestojnë, kërcënojnë me arrestim apo të përdorin forcën kundër vëzhguesve ligjorë dhe gazetarëve.
“Ky urdhër është një fitore e sundimit të ligjit“, tha drejtori i përkohshëm i zyrës së ACLU për Oregonin, Jann Carson.
“Agjentët federalë nga departamentet e Trumpit mbi Sigurisë e Brendshme dhe Drejtësisë po terrorizojnë komunitetin, po kërcënojnë me jetë e sulmojnë pamëshirë gazetarët dhe vëzhguesit ligjorë që po dokumentojnë protestat. Këto janë veprime të një tirani dhe nuk kanë vend askund në Amerikë“, shtoi ai.
Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga administrata Trump.
Te enjten në mëngjes forcat federale hodhën gaz lotsjellës ndaj Kryetarit të Bashkisë së Portlandit Ted Wheeler në një përpjekje për të shpërndarë një protestë përpara gjykatës federale amerikane në Portland. Si pasojë zoti Wheeler u kollit dhe u trullos. Ai tha se një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur kurrë më parë, por nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim.
Disa demonstrues të cilët nuk donin që kryetari i bashkisë të ishte në protestë, brohorisnin dhe bërtisnin “turp të kesh”, të bindur se ai mund të bënte një punë më të mirë për të mbrojtur qytetin nga forcat federale. Zoti Wheeler ka thënë se ai do që agjentët federalë të largohen, duke e cilësuar praninë e tyre një abuzim me autoritetin federal dhe nxitje për dhunë.
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz njoftoi të enjten se ka nisur një hetim mbi përdorimin e forcës nga agjentët federalë në Portland dhe në Uashington. Muajin e kaluar në kryeqytetet u përdor gaz lotsjellës për të pastruar një zonë përbri Shtëpisë së Bardhë pak përpara se presidenti Trump të kalonte rrugën për të shkuar tek një kishë aty pranë. Gjithashtu të enjten, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë së Brendshme Joseph Cuffari njoftoi nisjen e një hetimi rreth akuzave për sjellje të papërshtatshme nga strukturat e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, në Portland javën e kaluar.
Demonstruesit kanë marshuar në Portland çdo ditë për rreth dy muaj që pas vdekjes më 25 maj të afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa ndodhej në duart e policisë së Mineapolisit. Megjithëse protestat kanë qenë kryesisht paqësore, ka pasur raste dhune, zjarrvënie e vandalizma.
Dislokimi i agjentëve federalë të zbatimit të ligjit në Çikago është pjesë e operacionit “Legjenda” pas një rritje të dhunës nga bandat që kanë shkaktuar javët e fundit rreth 100 të vdekur.
Agjentë federalë janë dërguar gjithashtu në Albakërk, Nju Meksiko dhe Kansas City. Kryetarët e bashkive të këtyre tre qyteteve dhe 12 të tjerë i kanë dërguar një letër autoriteteve federale ku u kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të forcave dhe që “të bien dakort që të mos dislokojnë më trupa në mënyrë të njëanshme në qytetet amerikane”.
Këshilltari politik i Qendrës Ligjore “Giffords” për Parandalimin e Dhunën nga Armët, David Chipman, i tha “Zërit të Amerikës” se kur punonte si agjent për Zyrën e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve: “Isha krenar që punoja me drejtuesit lokalë kur ata kishin nevojë për ndihmë“. Zoti Chipman tha se veprimet e fundit të Presidentit Trump në Portland dhe deklaratat e tij mbi probleme në qytetet e tjera “e bëjnë të qartë se ai mendon se strukturat federale të zbatimit të ligjit janë pjesë e lojës së tij personale të shahut, për të rrëmbyer pushtetit në mënyrë të njëanshme“, sikurse tha ai./VOA
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshkroi se si mar...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, bën të ...
Një tjetër mjek në Kosovë ka humbur jetën, pas infektimit ng...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetës...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ësh...
Laboratoret në mbarë SHBA po ndjejnë barrën e rëndë të teste...
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut Arbër...
Kina kërcënoi se do të kundërpërgjigjet pasi Shtetet e Bashk...
Vijon të mbetet e rënduar situata nga koronavirusi në Kosovë...
Në Bruksel vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi. Pritet të hapen...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka rezul...
Një tjetër politikan i njohur në Kosovë ka rezultuar pozitiv...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar për 137 ra...
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, rezulton pozitiv me C...
Kompania Pfizer dhe firma gjermane BioNTech SE njoftuan të m...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se nga 419 mostr...
Presidenti Donald Trump, i cili rifilloi të martën seancat e...
Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëron nga shkallëzi...
Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prest...
Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum të martën q...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi së bashku me një p...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...