web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në lidhje dashurie me Capital T? Adrola Dushi reagon pas fotos së bëri xhiron e rrjetit

25 Korrik 2020, 18:23, Lifestyle CNA

Ditët e fundit në rrjetet sociale po bën xhiro një foto e këngëtarit Capital T me modelen Adrola Dushi.

Fotoja u publikua nga vetë këngëtari, i cili e kishte shoqëruar me një zemër me shigjetë, ndërsa fansat aluduan menjëherë se ata janë në një lidhje dashurie.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i modeles, e cila na tregon se është bërë pjesë e klipit të këngës më të fundit të Capital T që u publikua sot.

Ajo thotë se ishte e lumtur që mori pjesë në këtë projekt muzikor.

?E lumtur të jem pjesë e këtij projekti dhe kësaj kënge me të cilën rashë në dashuri me dëgjim të parë, shpresoj t?ju pelqejë?, shkruan ajo krahas një fotoje të shkëputur nga videoklipi i këngës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga