Connect with Us

“Parajsa” e ditëve të nxehta/ Shijoni përrallën e verës në African Beach

Life Style

“Parajsa” e ditëve të nxehta/ Shijoni përrallën e verës në African Beach

Publikuar

-

Jeni duke menduar vendin ideal për të kaluar pushimet e kësaj vere? “African Beach” në Sarandë është zgjidhja që ju kërkoni!

Një ndër plazhet më të bukura të jugut të Shqipërisë ku do të gjeni komoditetin, rehatinë dhe mbi të gjitha një pamje tepër çlodhëse.

Një ambient i stilit bohemian ku mbizotëron thjeshtësia e ndërthurur me modernen.

Gjatë një vizite në “African Beach” pronari i saj na rrëfeu detaje shumë interesante që nga themelimi i cili daton në vitin 1997.

“Në vitin 1986 jam larguar nga Shqipëria për të punuar jashtë dhe mbaj mend që i kam dërguar lekë tim eti për të blerë këtë tokë, në një kohë kur të gjithë shqiptarët mendonin të largoheshin. Kam punuar për disa vite në shtete të ndryshme të botës, por zgjodha të investoj në Shqipëri. African Beach është hapur për herë të parë në vitin 1997 dhe çdo vit jam munduar të sjell ndryshime në këtë ambient. Asnjëherë s’ka qenë njëlloj” , tregon Timo, pronari i African Beach.

Ajo që bie në sy është mënyra e ndërtimit ku që në hyrje janë përdorur dërrasa të vjetra të cilat janë “rikthyer në jetë” duke u lyer e pikturuar me dorë të lirë.

“Asnjë gjë nga këto nuk është blerë, mundohem që gjithmonë të vë në punë materiale të vjetra si dërrasat, gurë apo copa trungjesh që vetë deti i ka nxjerrë në breg. Vetëm me disa përpunime të vogla ato bëhen tepër të veçanta, ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim kudo. Gjithmonë fokusohemi tek materialet e riciklueshme dhe punët artizanale” tregon Timo.

Një pjesë tjetër e veçantë e African Beach është edhe këndi ku mbizotëron gjelbërimi. Shezllonet tepër moderne dhe jastikët e mëdhenj mes barit krijojnë një ambient të qetë ku çdokush mund të shijojë perëndimin e diellit me një nga koktejlet e veçanta të përgatitura nga baristi i African Beach.

Një detaj tepër i rëndesishëm që shumë rrallë e hasim, është edhe mënyra sesi është menduar për të gjithë kategoritë e njerëzve. Në African Beach mund të shkojë çdo person me mundësi financiare ose jo. Është menduar shumë edhe për ata persona që nuk kanë mundësi të paguajnë, por që duan të shijojnë të bukurën.

LEXO EDHE:  Negociatat me Shqipërinë/ Lajçak: Vendimi do të ketë pasoja serioze

“Buzë detit është krijuar mundësia për të vendosur shezllon për të cilin nuk paguan asnjë lekë, ndërkohë që merr shërbimet njësoj si pjesa tjetër që preferojnë “luksin”. Shezllonet e tjerë kanë variacion çmimesh duke filluar që nga 500 lekë deri tek 4000 lekë” thotë më tej Timo.

Në African Beach, hapësira e madhe dhe gjelbërimi është ajo çka e bëjnë tepër të veçantë dhe komod për të kaluar një ditë të qetë dhe me hapësirë të nevojshme për tu çlodhur më së miri. Rrezet e diellit, era e lehtë e detit shijohet më së miri në African Beach. Ah si mund të harrojmë muzikën e cila është e pandashme dhe në African Beach është projektuar një vend special i posaçëm për DJ.
Timo na tregon se muzika afrikano-latine është ajo që luhet më së shumti duke iu përshtatur edhe verës e cila kërkon ritëm.

“Shumë shpesh unë zgjedh të vendosem në vendin e DJ për të luajtuar muzikën më të pelqyer të verës si dhe ato që na rikujtojnë fillimet e African Beach për të cilin jam frymëzuar nga vendet e ndryshme qe kam vizituar rreth botës”, tha më tej Timo.

Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme të shkrepësh një foto të bukur për rrjetet sociale, prandaj African Beach ka menduar edhe për këtë.
Në African Beach do të gjeni ambientet më të veçanta dhe tepër të bukura për te shkrepur fotot perfekte për Instagramin tuaj.

Gjelberimi, deti, dielli, muzika dhe bardhësia e dekoreve të përzgjedhura deri në detaj sjellin “parajsën në tokë”.

Ditët e nxehta të verës bëhen më të bukura pranë ambienteve ekzotike të African Beach. Jepini vetes tuaj relaksin e merituar në një ambient unik si ai që ofron vetëm African Beach!/CNA.al

  African Beach

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Miley Cyrus jep lajmin fantastik/ Së shpejti një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Miley Cyrus jep lajmin fantastik/ Së shpejti një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka ndezur rrjetin teksa ka publikuar së fundi një foto me këngëtaren me famë botërore Miley Cyrus.

Menjëherë pas publikimit të fotos të gjithë po flasin për një bashkëpunim mes tyre. Së fundmi mediat e huaja kanë është mësuar se Dua Lipa do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares amerikane.



Pasi dyshja shtoi dyshimet për duetin e tyre pas fotos së publikuar me producentin, Andrew Watt, krijuesja hitit ‘Midnight Sky’ ka zbuluar se Dua dhe Billy Idol do të jenë pjesë e një projekti të përbashkët. Duke folur për “New Zealand’s The Edge”, Miley tha: “Ju mendoni se po bëj shaka si Britney dhe Nine Inch Nails, por nuk po bëj, do të kem Billy Idol dhe Dua Lipa-n në të njëjtin rekord”. Kur u pyet për një datë të mundshme të publikimit të albumit, Cyrus nuk dha një afat kohor.

LEXO EDHE:  Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

LEXO EDHE:  Modelja “çmend” pushuesit/ Shfaqet me bikini minimaliste duke treguar linjat perfekte

Kujtojmë që Dua publikoi pak ditë më parë versionin remix të albumit “Future Nostalgia”, për realizimin e të cilit ka mbledhur emra të njohur të industrisë muzikore botërore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Bëjnë gjithçka për të fituar/ Shenjat më të pasura të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Bricjapi

Bricjapët në natyrë nuk kënaqen me pak dhe janë shumë këmbëngulës për të fituar shumë para. Por ashtu si Virgjëresha, ata kursejnë shumë për gjërat e zakonshme por shpenzojnë dhe investojnë në drejtimet që ata i konsiderojnë me leverdi, çka i ndihmon të jenë të suksesshëm dhe shumë analitikë.

Virgjëresha



Në listën e njerëzve më të pasur në botë, përfaqësuesit e shenjës së Virgjëreshës janë në krye. Të lindurit e shenjës së Virgjëreshës janë shumë të prirur për biznes dhe nga ana tjetër janë shumë kursimtarë, çka i bën ata të ecin gjithnjë përpara e të jenë ndër njerëzit më të fuqishëm në botë.

LEXO EDHE:  Bënin namin me vjedhje në fshat/ Dy të arrestuar në Sarandë

LEXO EDHE:  Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Akrepi

Akrepat si natyrë i kanë shumë qejf paratë dhe nga ana tjetër ata nga natyra nuk dorëzohen asnjëherë dhe nuk e pranojnë dot humbjen, çka i ndihmon të ecin përpara në punë dhe në biznes pa dështuar. Ata gjithashtu nuk e falin konkurrencën dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të fituar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Jeta ime si një kosh plehrash”/ Këngëtarja e famshme flet për divorcin

Publikuar

-

Nga

“Jeta ime si një kosh plehrash”/ Këngëtarja e famshme flet për divorcin

Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson bëri të ditur se pas 7 vitesh martesë është divorcuar nga bashkëshorti i saj, Brandon Blackstock. Në një intervistë për  “Sunday Today” Kelly nuk u step të tregonte se muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të.

“Nuk është sekret. Jeta ime ka qenë pak si një kosh plehrash. Personalisht, këto dy muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua. Kam folur me miqtë e mi që janë të divorcuar. Nuk e kuptoj se si njerëzit e kalojnë një situatë të tillë pa folur, sepse është gjëja më e keqe për dikë kur divorcohet”, është shprehur këngëtarja.



Clarkson ka treguar se së shpejti do të publikojë një këngë të re, që është shumë personale për të. “Kënga ime e radhës me siguri do të jetë më personalja që kam publikuar ndonjëherë. Dhe e gjithë kënga tregon çdo emocion që përjeton që nga nisja e një marrëdhënieje e deri në përfundim të saj, dhe kjo ka qenë shumë terapeutike për mua”, ka thënë Kelly gjatë intervistës.

LEXO EDHE:  Dalin në shitje pamje të papublikuara të Marilyn Monroe

LEXO EDHE:  Modelja “çmend” pushuesit/ Shfaqet me bikini minimaliste duke treguar linjat perfekte

Pas gati 7 vitesh martesë, ajo po lufton për të drejtën e kujdestarisë së djalit dhe vajzës së saj, Remington dhe River. Kelly Clarkson kishte pak kohë e ndarë, derisa u divorcua ligjërisht në 4 qershor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE