web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do izolohemi sërish?/ Ish-ministri Beqaj: Mund të ketë mbyllje nëse ezaurohen kapacitetet spitalore

23 Korrik 2020, 19:27, Politikë CNA

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi se në vendin tonë ka një përqindje të lartë të rasteve të reja në raport me testet.

Sipas tij, edhe nëse do ketë një numër më të lartë testesh nuk do të ndryshonte asgjë.

?Shumë apo pak teste kjo është relative. Edhe nëse do kishte teste më shumë çfarë do të ndryshonte? Unë besoj se njerëzit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, që kanë nevojë për t?u intubuar nuk do ishte më i madh edhe në rast se testet do ishin më të shumta. Kjo është një histori e kapërcyer. Numri i testeve nuk ka një vlerë më të madhe. Ajo që bën përshtypje është se Shqipëria ka një përqindje të lartë të rasteve të reja në raport me testet?, u shpreh ai në TvT.

Beqaj deklaroi  se nuk beson të ketë mbyllje, vetëm në rastet nëse ezaurohen kapacitetet spitalore mund të ndodhë.

?Unë vetë mendoj se nuk mund të ketë më mbyllje. Sigurisht që ezaurimi i kapaciteteve spitalore mund të na detyrojë të bëjmë edhe shtrëngesa të paimagjinueshme. Duhet përgjeshmëri?, nënvizoi Beqaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga