web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shpërthen" Jul Deda: Vetëm një idiot mund të ndalojë muzikën

21 Korrik 2020, 10:43, Lifestyle CNA

Masat e marra nga qeveria ditën e djeshme kanë shkaktuar zemërim tek të gjithë artistët. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë reaguar ashpër ndaj masës së mbylljeve të bareve dhe klubeve të natës.

Një ndër ta është edhe aktori i humorit Julian Deda, i cili i indinjuar ka reaguar me tone të ashpra nëpërmjet një statusi në Instatory.

“Vetëm një idiot dhe ca idiotër të tjerë mbas tij mund të ndalojnë muzikën të luhet në çdo orar të ditës apo natës. Artet dhe sidomos muzika janë ilaçi më i mirë në kohë stresi kolektiv. Muzika nuk infekton, përkundrazi, shëron. Ndalojen sa më shpejt këtë marrëzi”, shkruan ai në postimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga