web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Florjan Binaj për mbylljen e jetës së natës/ Është studim i Universitetit të Surrelington

20 Korrik 2020, 19:06, Lifestyle CNA

Pas vendimit, të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura, ka ardhur edhe reagimi i shumë artistëve të cilët performojnë gjatë netëve në ambientet të tilla.

Siç i kemi parë gjatë ditës, personazhe të njohur të showbiz-it kanë reaguar lidhur me këto masa, shumica prej të cilëve duket se s?kanë qenë dakord me këtë vendim.

Mes tyre është Florjan Binaj, i cili ka bërë një reagim mjaft ironik në lidhje me vendimin e marrë.

?Sipas një studimi të Universitetit të Surrelington në Tirinois të Maçaçuets, Covid-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00. Ky universiteti gjet tek një këngë një notë Do dhe një notë Sol pozitive me Covid, ndërkohë që tamponi i është bërë Mi-së, La-së dhe Re-së, ndërkohë Fa-ja dhe Si-ja kanë dalë negative në test?-shkruan aktori i humorit në ?Instagram?. /CNA.al





Lajmet e fundit nga