web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OBSH fjalë inkurajuese për vaksinën e Oxfordit/ Po jep rezultate pozitive

20 Korrik 2020, 15:49, Lifestyle CNA

Vaksina e zhvilluar nga universiteti i Oxfordit ka dhënë rezultate impresionuese. Testimet e kryera tek 1077 njerëz kanë provuar se injeksioni prodhoi antitrupa dhe qeliza T që luftojnë koronavirusin.

Raportimet e ndryshme theksojnë se ky është një rezultat premtues, por është ende herët për të folur nëse do të kalohet në prodhimin e saj pasi nevojiten teste të tjera për të kuptuar nëse ajo prodhon mbrojtjen e nevojshme.

Aktualisht Britania e Madhe ka porositur 100 milionë doza dhe vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 konsiston në një virus të modifikuar që provokon të ftohtin e zakonshëm te shimpazetë, duke imituar sulmin e një koronavirusi.

Lajmi për vaksinën është raportuar nga mediat britanike paraditen e kësaj të hëne, ndërsa efikasitetin e e saj e ka pranuar dhe përshëndetur edhe drejtori ekzekutiv i OBSH-së Michael Ryan, i cili në komunikumin e pasdites deklaroi se Universiteti i Oxfordit ka bërë një punë të shkëlqyer.

Ryan ka folur edhe për vaksinat e tjera dhe fazat përkatëse në të cilat ato ndodhen. /CNA.al





Lajmet e fundit nga