web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Boll me masa të çuditshme dhe të pakuptimta!”/ Dasho kritika për muzikën e diskove

20 Korrik 2020, 15:18, Lifestyle CNA

Qeveria shqiptare njoftoi sot ashpërsimin e masave anti-Covid, ku do të ndalohen klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho. Me tone të forta kritike Dasho i quan këto masa të ccuditshme ndërsa ngren pikëpyetjen nëse ka ndonjë argument që ndalimi i muzikës pas orës 8 të mbrëmjes në verë ndikon në parandalimin e Covid.

?ÇUDITË NUK KANË FUND!

Përse një masë e drejtë siç është mbyllja e diskove, lounge bars dhe klubeve të natës, duhet të shoqërohet me një masë si ndalimi i muzikës??!!

A ka ndonjë argument që ndalimi i muzikës pas orës 8 të mbrëmjes në verë ndikon në parandalimin e COVID??!!

A mos po i rikthehemi masave të çudishme të cilat i pamë shpesh gjatë periudhës së karantinës dhe që i bënë qytetarët mosbesues dhe refuzues??!!

TË NDERUAR ANTARË TË KOMITETIT!

BËNI NJË PUNË TË MIRË DERI NË FUND QË NE, KOLEGËT TUAJ, T’JU PËRGËZOJMË DHE T’I BASHKOHEMI ME DËSHIRË PROMOVIMIT TË SAJ ME PUBLIKUN E GJERË!

BOLL ME MASA TË ÇUDITSHME DHE TË PAKUPTIMTA!!!?/CNA.al

 

Qeveria ashpërson masat kundër koronavirusit/ Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm





Lajmet e fundit nga