Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Partia Demokratike vijon të deklarojë se ndryshimet kushtetuese që po bëhen nga Kuvendi, zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit.
Në një deklaratë për mediat, ndërsa komentoi deklaratat e bëra sot nga kryeministri në parlament, sekretari i përgjithshëm i PD-së, gazment Bardhi tha se Rama sërish sot gënjeu.
?Edi Rama gënjeu prapë sot. Ndryshimet e tij të njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit. Nuk ka asnjë mënyrë që Edi Rama të miratojë këtë Marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot. Duke eleminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën këtë marrëveshje.
Faktet janë e zeza mbi të bardhë dhe zbulojnë gënjeshtrat banale të Edi Ramës.
Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se:
?Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.?
Përcaktimi kushtetues nuk ka asnjë dilemë për çështjen e koalicioneve. Koalicionet lejohen nga Kushtetuta, por po ndalohen nga Edi Rama për interesin e tij personal. Komisioni I Ligjeve e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë:
?Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.?-tha Bardhi.
Më tej, ai theksoi se është fare e qartë se ndërhyrja e njëanshme në Kushtetutë prej Edi Ramës e prish Marrëvëshjen e 5 Qershorit.
?Faktet janë në draftin e dakordësuar dhe të firmosur nga palët sipas kësaj marrëveshje.
Ky draft, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime, parashikon se ?partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta?. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta.
Ja, ku është drafti, i dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se ?Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.?
Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Edi Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët dhe jo siç vetë ka dhënë dakordësinë në Marrëveshjen e 5 qershorit.
Një tjetër nen i dakordësuar në Marrëveshjen e 5 qershorit që zhbëhet nga ndryshimet kushtetuese të Edi Ramës është neni 36.
Aty thuhet shprehimisht se ?Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.?
Pra, faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.
Faktet tregojnë se Edi Rama po gënjen. Ai është i tmerruar nga humbja e pushtetit dhe rotacioni i pashmangshëm.
Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit.
Është koha që marrëveshja të miratohet pa ndryshime, siç u firmos nga Këshilli Politik me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike. Kjo është e vetmja gjë që duhet çuar përpara nga Partia Socialiste, duke i qëndruar dokumentit që ka nënshkruar. Çdo akt tjetër tradhëton interesin kombëtar, duke marrë peng nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.?-u shpreh Gazment Bardhi.
Sipas tij, nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik.
?Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.?-deklaroi Bardhi./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së president...
Gjatë konferencës së përjavshme për mediat, presidenti Ilir ...
Presidenti Ilir Meta, ndërsa komentoi djegien e mandateve ng...
Presidenti Ilir Meta ka folur sërish sot në lidhje me djegie...
“Që të ketë referendum, duhet të ketë kundërshtarë”, kështu ...
Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se lëvizja e shumicës për ...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministrit Edi Rama dukej ...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka ironizuar kryeministrin...
Zëdhënësja e Komisionit Evropian i ka drejtuar një mesazh po...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk ka ...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend ha...
Ish-politikani, gazetari i kthyer në menaxhues televizioni, ...
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka ritheksuar...
Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme në parlament, për h...
* Konspiracionisti më i ri dhe më agresiv shqiptar Alfred Ça...
Partia Agrare Ambientaliste (PAA), paralajmëron mundësinë e ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje që li...
Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami thotë se me vendimin...
Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ndërsa reago...
Në fillim të seancës plenare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruç...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...