web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti i ngjalave në hall/ Faktet të tregojnë si gënjen publikisht

16 Korrik 2020, 18:08, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta dy ditë më parë në një qëndrim të tij publik theksoi se Parlamenti është ilegjitim dhe nuk mund të ndryshojë kushtetutën pasi vetëm 82 deputetë kanë mandatë të vlefshme.

Presidenti i Rilindjes dhe aleati i Edi Ramës, njeriu i ngjalave dhe skandaleve politike dhe korruptive nuk e ka për herë të parë që kapet gafil duke folur broçkulla, por mesa duket kurrizi i është bërë shollë. Deputetët të gjithë janë me mandate legjitime pasi janë pjesë e listave. Djegien e Mandateve Meta e pranon, por nuk pranon zëvendësimin, pra sipas tij vlejnë vetëm ata që nuk e dogjën jo zevendësuesit.

Po pse e kishte parashikuar ligji zëvendësimin apo kot? Më tej presidenti i marrëveshjes PS-LSI, dhe streha e fundit e maskarenjve siç thotë Lulzim Basha thotë se vetëm 82 mandate vlejnë.

Në fakt ai ka miratuar shumë ligje të cilat kanë marrë më shumë se 82 vota, pra ai ka njohur deputetët zëvendësues dhe mazhorancën e re kushtetuese pa LSI-PD.

Meta i ka njohur ndryshimet kushtetuese, si në rastin e ndryshimeve në Kodin Penal, sepse ato janë votuar me mazhorancë kushtetuese dhe Presidenti automatikisht e ka pranuar legjitimitetin e Parlamentit. Kur nuk i njihte pse ka dekretuar ligje që ata i kanë votuar?

Në fund presidenti i bllokut në dorë flet se vetëm 82 mandate vlejnë dhe duhet respektuar marrëveshja e 5 qershorit. Shumë mirë e ka. Po më çfarë votash?

Kjo nuk është loja ?Ma le ta Lashë?. Pra, njëhërë thotë se janë legjitimë 82 deputetë dhe njehërë, të miratohet marrëveshja e 5 qershorit. Por, kur janë 82 legjitimë edhe marrëveshja e 5 qershorit bie; pa folur këtu që ka më pak mandate se 82 pro marrëveshjes së 5 qershorit, sepse kujtojmë që janë deputetët Myslim Murrizi etj. që kanë deklaruar votën kundër. Ndaj, do apo s?do, Ilir Meta nuk mund të luajë me ?Ta lashka? duke thënë njëherë 82, njëherë 122, njëherë duke thënë se Lefter Maliqit me shokë mandati u vlen, e të tjerëve nuk u vlen. Lojëra të flliqura të cilat nuk i ndan!

Murrizi me të tijët nuk ja votojnë. Ata që e plotësojnë mazhorancën e re kushtetuese nuk janë nga lista plotësuesë, Lefter Maliqi, Artur Rroshi etj? Pse këta nja 3 që e votojnë marrveshjen e 5 qeshorit janë legjitimë dhe nja 40 të tjerë nuk janë? Si mund të ndodhë që nga lista plotësuese disa janë e disa nuk janë? Pa theksuar faktin se të gjithë ata deputetë të opozitës që Ilir Meta i quan legjitimë (ata që nuk dogjën mandatet), nuk e votojnë marrëveshjen pa pasur si pjesë të saj hapjen e listave. Për Ilir Metën parlamenti është legjitim vetëm po votoi atë që do ai, Mona dhe Luli, duke mohuar realitetin e ri politik të krijuar pas 16 qershorit, ku përgjegjësinë politike e ka bashkëshortja e tij dhe Luli Basha. Këtë herë Ilir Meta po flet ç?ti vijë e si ti vijë, a thua se është Tit Vasili. Po kërcënon si gjithmonë, në fakt duket qartë se presidenti i aleancës së ngjalave është kapur gafil duke gënjyer shqiptarët, duke shantazhuar ashtu siç vepron gjithmonë kur është në hall. Dhe këtë hall ia krijoi gruaja dhe Luli Basha. CNA.al

Në Parlament ka vetëm 82 deputetë legjitimë/ Presidenti kundër ndryshimeve kushtetuese

Meta në krah të Ramës/ Dekreton ndryshimet në Kodin Penal





Lajmet e fundit nga