web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

88 raste të reja me Covid-19 në shtetin fqinj/ Humbin jetën tre pacientë

13 Korrik 2020, 14:21, Kosova & Bota CNA

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton 88 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Mësohet se nga 973 testime, me koronavirus janë konfirmuar në Shkup 30 raste, në Kumanovë 8, në Dibër 1, në Shtip 13, në Prilep 5, në Tetovë 3, në Strugë 3, në Veles 1, në Manastir 1, në Ohër 2, në Kavadarcë 1, në Gostivar 1, në Probishtip 1, në Kratovë 1, në Sveti Nikollë 1 dhe në Kërçovë 8.

Instituti i Shëndetit Publik të shtetit fqinj deklaroi se që nga dita e djeshme janë shëruar 123 pacientë.

Ndërkohë, tre persona të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga