LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Hajdari publikon videon dhe i “nxjerr bojën” Bashës/ Çfarë premtoi në vitin 2017

11 Korrik 2020, 10:16, Politikë CNA

Deputetja Demokrate Rudina Hajdari ka publikuar sot një video të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili në vitin 2017 premtoi se nuk do të kishte më kurrë koalicion me LSI-në.

Në një komunikim me mediat për Reformën Zgjedhore, gjithashtu deputetja Hajdari tha se lista e hapura janë domosdoshmëri dhe se nuk kemi pse fshihemi pas një partie për të shkuar në Kuvend.

?Është koha që secili të masë lëkurën e tij në elektroat. Nuk kemi pse fshihemi pas një partie për të shkuar në Kuvend. Basha nuk e ka mbështetur në 2017.

Por, iu kujtoj se Basha u betua se nuk do kishte më koalicion me LSI. Në 2017 ai vetë i hoqi koalicionet?-tha ndër të tjera Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga