web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashës tani i mungojnë deputetë

9 Korrik 2020, 14:38, Politikë CNA

Gati një vit e gjysmë më parë, Lulzim Basha në një aksion të çmendur politik të gjithëpranuar nga vetë ai dhe mbështetësit e tij si dështim, shkoi te djegia e mandateve të deputetëve.

Ky akt që bëri Lulzim Basha tregoi  dy faktorë.

E para, që kishte përgatitur një listë servilësh, dhe nga ana tjetër mbushja e parlamentit ishte përgatitur me emra të pavlerë, po edhe me personazhe të shitur apo të blerë, të cilët i ka akuzuar vetë Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij; pa folur këtu për emra si Rudina Hajdari, Myslim Murrizi të cilët Basha i vendosi në 2017-n në lista për të sulmuar personalitetet e PD-së, elitën e saj dhe për të treguar se caktoi vajzën e Azemit.

Në fakt, në të njëjtën kohë edhe ata e kuptuan se kush ishte Lulzim Basha dhe sot pas gati një vit e gjysmë të aksioneve politike dha fakte të pakontestueshme, të cilat kanë provuar se  Lulzim Basha kishte përgatitur një listë të dështuar, listë nga e cila një pjesë e personazheve pritet të jenë edhe në zgjedhjet e ardhshme, por vetë akti i djegies së mandateve ishte një tjetër dështim.

Sot ka ndodhur një përplasje e madhe në parlament; nuk ka pasur pushkë, nuk ka pasur krisma, nuk ka pasur as konflikt fizik, por u pa qartë se Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk kanë 84 vota për të miratuar reformën zgjedhore.

Megjithëse ata janë bashkë dhe kanë firmosur një marrëveshje bashkë, votat nuk i kanë.

Pra,  Luli ka përgjegjësinë e votave të munguara në parlament dhe vetë Lulit i duhet të plotësojë numrat, në mbështetje të Edi Ramës dhe të mbajnë njëri tjetrin sa më fort.

Ajo që po ndodh është e vërtetë dhe ne të gjithë e shohim me sy. Edi Rama nuk i ka 84 mandate, përveç gjoksit që i bie sa herë do ai.

Tani politikanët që ndodhen në parlament, janë përtej pazareve dhe interesave personale dhe nuk është çudi që shumë shpejt të na shfaqen deputetët e munguar të Lulzim Bashës.

Basha ka paralajmëruar se gjatë momentit të djegies së mandateve dhe kur shumë aktorë politikë thyen urdhrin e tij, ai ka futur në parlament disa personazhe, të cilët kërkonte t?i mbante brenda opozitës parlamentare për të krijuar konflikte e diversion, por edhe për t?i larguar sipas interesit të tij.

Sot u pa qartë se opozita la nam me këtë vepër, pra ajo parlamentare dhe ende nuk janë shfaqur ?Lulzimsat? e opozitës parlamentare. Tani Lulit i mungojnë këta deptutë dhe pritet që kokat e tyre do të shfaqen shumë shpejt dhe të shohim dy skenarë?.

Një, është ai i rezistencës, që faktori i tretë politik të marrë atë që i takon dhe Luli me Edin të ngelen me gisht në gojë dhe e dyta është hyrja në parlament e disa personazheve nga opozita parlamentare nga ata që ka raportuar CNA.al., të vendosur në lista me urdhër të Lulit apo të futur në parlament thjesht dhe vetëm për t?i shërbyer Edi Ramës. Pra, do të duhet edhe pak ditë për të mësuar kush janë këta emra./CNA.al





Lajmet e fundit nga