LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qytetarët po vidhen”/ Përmeti ngre tonet në parlament: Asnjë deputet nuk është zgjedhur nga shqiptarët

9 Korrik 2020, 09:24, Politikë CNA
“Qytetarët po vidhen”/ Përmeti ngre tonet në

Deputeti Andi Përmeti ka folur me tone të forta sot në seancën parlamentare, ndërsa në fokus kishte sistemin zgjedhor.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Përmeti tha se sot qytetarët po vidhen nëpërmjet një sistemi elektoral, që sipas tij bën që vota e tyre të mos jetë e barabartë.

Gjithashtu ai tha se sot asnjë prej deputetëve nuk janë zgjedhur nga qytetarët, por nga kryetarët e partive.

?Sot qytetarët po vidhen nëpërmjet një sistemi dhe ligji elektoral, nëpërmjet të cilit vota e tyre nuk është e barabartë. Ka deputetët që kanë ardhur në këtë sallë, me 19 mijë vota, pork a edhe të tjerë që kanë ardhur me 7 mijë vota.

Mazhoranca socialiste ka 74 mandate, ndërkohë që nuk ka as 50% të votave të shqiptarëve. Asnjë deputet nuk është zgjedhur nga qytetarët, por nga kryetarët. Të gjithë së bashku duhet të hapin listat dhe të ndryshojmë këtë sistem?-tha Andi Përmeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga