web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Shqiptarët bëjnë ligjin te Lokomotiva, shikoni golin e realizuar nga Tuci

30 Qershor 2020, 18:30, Sport CNA

Lokomotiva e Zagrebit i falet edhe njëherë tjetër shqiptarëve. Këtë herë është Indrit Tuci ai që gjen golin me skuadrën kroate kundër Varazdinit. Në shtesën e pjesës së parë, lojtari shqipatar do të zhbllokonte shifrat, duke e dërguar skuadrën e tij në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Ishte Cokaj ai që do të shfaqte fillimisht klasin e tij, pasi do të hapte një top mjaft të bukur në krahun e djathtë të lojës, nga ku vjen edhe pasimi në zonë për Tucin. I gjendur përballë portës së boshatisur, sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë do e kishte si lojë fëmijësh të tundte rrjetën. Megjithatë janë edhe 45 minuta të tjera në dispozicion për të shënuar sërish.





Lajmet e fundit nga