web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama jep një tjetër lajm/ Nis më në fund asfaltimi në Bypass-in e Vlorës 

28 Qershor 2020, 13:17, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë mesditëne sotme një tjetër lajm të rëndësishëm.

Rama njofton nëpërmjet një postimi në rrjetet sociae, se më në fund ka nisur edhe asfaltimi në Bypass-in e Vlorës.

Kreu i qeverisë njofton se do të asfaltohen 29 kilometra që lidhin Bypass-in e Vlorës me atë të Fierit.

?Ka nisur më në fund edhe asfaltimi në bypass-in e Vlorës. Janë 29 kilometra të cilat do t?i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me Bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat (nga Marina deri tek ura e Shën Elizës) dhe së shpejti edhe me tunelin e Llogarasë, duke bërë të mundur një transformim epokal për krejt zonën, si edhe për Shqipërinë Turistike 2030?, shkruan Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga