web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifra alarmante në Kosovë/ Ndërrojnë jetë në pak orë tre pacientë me koronavirus

27 Qershor 2020, 09:53, Kosova & Bota CNA

Në Kosovë janë shënuar tre viktima nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit.

Në përditësimin ditor të situatës, autoritetet në Kosovë bëjnë të ditur se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.

45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa, në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J. N. 1963 nga komuna e Prizrenit, si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka ndërruar jetë pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka.





Lajmet e fundit nga