web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

20-vjeçarja u përdhunua në Kukës/ Flet i ati i vajzës: Autori nuk është kapur, si tentoi ti vinte flakën vetes  

22 Qershor 2020, 09:16, Kronika CNA

Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia në Kukës pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare nga Kosova, me probleme mendore.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare, edhe babai i 20-vjeçares, e cila ishte zhdukur prej tre ditësh.

Babai i vajzës, shtetasi me iniciale M.B. ka treguar ditët e vështira që vajza e tij ka kaluar në Kukës, dhe ka thënë se vajza e tij nuk është në gjendje të mirë shëndetsore.

Ai ka theksuar se personi kryesor i dyshuar në këtë ngjarje akoma nuk është kapur.

?Gjendja e saj nuk është e mirë. E kanë marrë do të Kukësit atje dhe çka po di unë ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje edhe njëri është në kërkim. Autori kryesor kryesori është në kërkim?, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka deklaruar se vajza është kthyer mbrëmë në Kosovë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

?E kanë sjellë mbrëmë. Në ora 02:00 të mëngjesit jam kthy në shtëpi. Kemi ardhë me Polici. Policia e Kukësit na kanë pru deri këtu. Tani kanë dalë të Kosovës e kanë marrë këtu, e kanë çu te mjekët?, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërkohë arrestimi i dy vëllezërve nga fshati Lojme i Kukësit (njëri 31 vjeç e tjetri 24) u bë pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren, duke përfituar nga aftësitë e saj të kufizuara.

20-vjeçarja nga fshati Volljakë i Klinës në Kosovë, ishte zhdukur të premtën në mëngjes. Ajo ishte zhdukur edhe para më shumë se një viti, ndërsa kur ishte gjetur nga Policia, kishte tentuar t?i vërë flakën vetes.





Lajmet e fundit nga