web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

20-vjeçarja rezultonte e humbur prej disa ditësh/ Zbulohen detajet e ngjarjes së rëndë

22 Qershor 2020, 06:36, Kronika CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kukës, ku dy vëllezër dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare nga Kosova, me probleme mendore.

Mësohet se vajza ka rezultuar e humbur në Kosovë prej disa ditësh dhe është gjetur në Kukës nga shërbimet e policisë.

Nën shoqërinë e psikologes ajo ka rrëfyer e traumatizuar edhe ngjarjen e abuzimit seksual.

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në  fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale ?Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t?u mbrojtur?.?-thuhet në njoftimin e policisë.





Lajmet e fundit nga