web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdhunuan 20-vjeçaren me probleme mendore/ Prangosen dy vëllezërit

22 Qershor 2020, 06:16, Kronika CNA

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Kukësit, Pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare kosovare, me aftësi të kufizuara.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit, Xh.H. 31 vjeç si dhe M.H. 24 vjeç (vëllezër), banues në  fshatin Lojme, Kukës. Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në  fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale ?Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t?u mbrojtur?.-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga