web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 182 raste me Covid brenda 24 orëve, 6 viktima

18 Qershor 2020, 14:11, Kosova & Bota CNA

Shifrat e të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë shumë të larta.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj informon se nga 1348 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 182 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa janë shënuar dhe 6 viktima.

Vatra më e nxehtë mbetet shkupi, me 107 raste të reja sot.

Ndërkohë Shkupi ndiqet nga dy qytete të cilat kanë si popullatë shumicë shqiptare. Tetova pati 23 raste të reja sot kurse Kumanova 14.

Nuk mbeten prapa as Resnja me 13 raste, Gostivari me 4, Struga me 5, Ogri me 6 apo Manastiro me 2./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga