web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pikënisja e kapitullit më të bukur të jetës sime”/ Si rrallë herë, Olta Boka i kushton fjalë zemre partnerit të saj

15 Qershor 2020, 13:09, Lifestyle CNA

Një ditë më parë këngëtarja shqiptare Olta Boka konfirmoi lajmin për shtatzëninë e saj. Këngëtarja zbuloi dy surpriza njëherësh duke treguar se është  në muajin e nëntë të shtatzënisë si dhe fëmija që pret është vajzë.

?Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze ?. Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme??, shkruante ajo në postimin e saj.

Krahas këtij postimi ajo si rralë herë i ka kushtuar disa fjalë zemre partnerit të saj duke i shprehur dashurinë.

?Ti je pikenisja e kapitullit me te bukur te jetes sime! Sidoqofte e ardhmja, sot me lejo te te shtrengoj doren dhe sebashku t’i japim ngjyra aventures qe kemi nisur… Keshtu, do ta kemi me te lehte te themi qe historia jone i perngjan nje fotografie, ne castin e shkrepjes te se ciles, buzeqeshem te lumtur per te mbetur te tille deri ne fund…?, shkruan ajo në foton ku shfaqen të dy të qeshur e më të lumtur se kurrë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga