57-vjeçarja në Lezhë infektohet me koronavirus/ Djali i saj punonte shpërndarës picash
Rikthehet pas disa kohësh në Lezhë koronavirusi. Një pacient...
Transporti urban publik në të gjithë Shqipërinë nuk do të rinisë punën më 15 qershor, nëse nuk plotësohen katër kërkesat e operatorëve. Vendimi për mosnisjen e transportit urban u mor nga përfaqësuesit e shoqatave të transportit një ditë pas protestës së zhvilluar para Ministrisë së Infrastrukturës.
Sot pas mbledhjes, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, Ndërqytetas dhe Rrethqytetas të Udhëtarëve, si dhe Shoqata Urbane dhe Interurbane Veri, në një letër drejtuar kryeministrit Rama, ministres të Financave, Anila Denaj, ministres së Infrastrukturës Balluku dhe ministrit Shalsi kërkojnë edhe një herë plotësimin e 4 kërkesave që nga heqja e akcizës, TVSH-së, si dhe rimbursim për reduktim të kapacitetit dhe kategorive që udhëtojnë falas.
Operatorët e transportit publik në të gjithë vendin thonë se nëse këto kërkesa nuk do të plotësohen, puna nuk do të rifillojë. Nesër në orën 10:00, përfaqësues të Shoqatave të Transportit dhe operatorë të këtij shërbimi do të zhvillojnë një tjetër protestë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë përshkallëzim të protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre financiare. Qeveria vendosi që transporti publik të rinisë punën më 15 qershor me 70% të kapacitetit të lejuar dhe protokoll sigurie të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Por sipas Shoqatave të Transportit, nisja e punës me kapacitet të reduktuar dhe me çmimet aktuale të biletave do të çonte drejt falimentimit sektorin. Në Tiranë operojnë 15 linja të transportit publik urban, të cilat kanë vendosur të mosrikthehen në punë me 70% të kapacitetit të lejuar, pasi kjo do të vështirësonte situatën financiare të këtij sektori.
LETRA E PLOTË
Përfaqësitë e shoqatave të transportit publik janë duke ndjekur me shqetësim situatën alarmante të krijuar nga COVID-19. Pa dyshim që qeveria shqiptare po përballet me vështirësi në këto momente delikate, por ju bëjmë të ditur se situata e transportit në Shqipëri, më saktë shoqëritë tregtare të cilat operojnë janë të fundit ende të mbyllura dhe si pasojë në kolaps ekonomik.
Bazuar në informacionin e marrë në rrugë jozyrtare, i cili thotë për rifillimin e shërbimit më datë 15 Qershor, në pritje të zyrtarizmit të dy prej kërkesave të premtuara nga Kryeministri, ne po ju përsërisim edhe një herë kërkesat tona ekonomike të panegociueshme, për të mundësuar rifillimin e shërbimit:
1.Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik (njësoj siç është për industrinë e peshkut).
Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%, pasi edhe transporti është një nga hallkat thelbësore të zhvillimit të tij.
3.Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë.
4.Rimbursimin e kategorive, të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014.
Rikthehet pas disa kohësh në Lezhë koronavirusi. Një pacient...
Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë dalë sot në protest...
Moti në vendin tonë vijon të ndikohet nga qarkullimi në Mesd...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me hapjen e transpor...
Pas lëkundjeve të tërmetit të regjistruara pasditen e sotme ...
Vetëm pak minuta më parë, vendi u godit nga një tërmet i fuq...
Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur pak minuta më parë vendin....
Ambasada Amerikane, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm pë...
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë me ...
Bashkisë tashmë do t’i duhen tashmë 3-4 mln euro në vit për ...
“28 qendra shëndetësore verore do të hapen pranë zonave turi...
Dy ditë më parë, opinion publik është tronditur nga historia...
Nga Dr.Arben Ramkaj* Një ndër betejat e rëndesishme të shoqë...
Me 15 qershor pritet tw rinisw transporti publik, ndërkohë k...
Maturantët në mbarë vendin do t’i çelin sot sezonin e provim...
Gjatë kësaj jave do të vijojë qarkullimi në Mesdhe i masave ...
Qeveria shqiptare i ka paraqitur Bankës Botërore një projekt...
Kreu i operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedini, në një...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini nëpërmjet një postimi në r...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...