web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplaset furgoni i postës/ Plagoset rëndë një person në aksin Korçë-Pogradec

9 Qershor 2020, 12:38, Kronika CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, ku për pasojë është plagosur një person.

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip ?Benz? me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip ?Volkswagen? të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.





Lajmet e fundit nga