Biznesmeni i njohur shkodran kërkon të marrë klubin e Vllaznisë
Biznesmeni shkodran Alban Xhaferi ka publikuar shkresën e dr...
Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëveshjen për Reformën Zgjedhore duke kërkuar që të finalizohet me miratimin në Kuvend.
Kreu i shtetit kërkon që të adresohen edhe kushtet e tjera dhe palët të dialogojnë dhe jo të minojnë procesin.
“Në këtë mbledhje të parë që zhvillon Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pas vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit, u përcjell vlerësimet maksimale Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE, për përpjekjet e tyretë palodhura në favor të vendimit të shumëpritur politik,të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Komisioni Europian dhe vendet anëtare meritojnë mirënjohjen tonë më të thellë pasi edhe pse në gjendje të pa precedentëtë krijuar për shkak të pandemisë, e ruajtën angazhimin dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë, sikundër patën premtuar.
Vendimin e 25 marsit dhe konkluzionet e Samitit virtual të Zagrebit, do të duhet t?i lexojmë me kthjelltësinë dhe pjekurinë e duhur, dhe besoj se edhe ky takim i shërben këtij qëllimi.
Ecja përpara në rrugën europiane kërkon së pari dhe mbi të gjitha një sjellje europiane, ku duhet të mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi gjithëpërfshirës, dhe ndërtimi i urave të mirëbesimit ndërmjet institucioneve dhe me qytetarët.
Kjo bindje më ka udhëhequr në të gjithë veprimtarinë time si President i Republikës, me thirrjet dhe iniciativat për përgjegjshmëri, bashkëpunim, dhe përqendrim në agjendën e integrimit europian, si përparësi e të gjitha përparësive.
Zbatimi i vërtetë i kushteve,që kanë ardhur në rritje, dhe i detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,duhen marrë më seriozisht.
Vetëm një proces i besueshëm, ku vullneti politik vihet në shërbim të vendit dhe interesave madhore, do të mund të parandalojë krizat e njëpasnjëshme toksike që fatkeqësisht kanë minuar besimin e qytetarëve dhe dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Europian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme.
Kjo do të ishte fatale për ne, veçanërisht duke kujtuar që në nisje të këtij procesi ishim në një korsi me Kroacinë, sot vend anëtar i BE, dhe shumë më përpara Malit të Zi.
Ndaj besoj se jemi ende në kohë për të reflektuar, duke nisur me heqjen dorë nga politika e vendosjes përpara faktit të kryer, e cila e minon dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet palëve.
Dialog nuk do të thotë vetëm të flasësh por edhe të dëgjosh. Bashkëpunim nuk do të thotë vetëm të marrësh por edhe të ofrosh.
Në këtë kontekst dua të vlerësoj se marrëveshja që u dakordësua në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, ishte një hap i rëndësishëm përpara. Çmoj kontributin konstruktiv që luajti në këtë proces veçanërisht Komisioneri Varhelyi, Bundestagu gjerman, partnerë të tjerë europianë, si dhe SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Mirëpres qëkjo dakordësi të vijojë për të gjitha ndryshimet e nevojshme të reformës zgjedhore dhe tëfinalizohet me miratimin e shpejtë në Parlament.
Padyshim sfida e vërtetë do të jetë zbatimi besnik i Kodit të ri Zgjedhor, dhe sjellja e secilit aktor për të siguruar një proces zgjedhor me integritet qëmbron dhe respekton votën e lirë të qytetarëve.
Inkurajoj gjithashtu që në plan-veprimin e hartuar nga qeveria të reflektohen kontributet e të gjithë anëtarëve të Këshillit, të zbërthehen një për një të gjitha kushte te vendosura, si dhe të përcaktohen qartë aktorët përgjegjës, termat konkretë e të matshëm të veprimit dhe kostot financiare për çdo zë.
Konsolidimi e më tej zbatimi i këtij plan-veprimi duhet të vërtetojë se Shqipëria jep rezultate!
Nga ana ime, si President i Republikës, do të vazhdoj përpjekjet e mia të pandërprera në dobitë përparimit të qëndrueshëm dhe të besueshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si një qëllim mbarëkombëtar i të gjithë qytetarëve shqiptarë” tha Meta.
Biznesmeni shkodran Alban Xhaferi ka publikuar shkresën e dr...
Një ditë pasi opozita i dërgoi një letër kryeministrit Edi R...
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dorëzimin e listës së p...
Prokuroria ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Matit,...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se asnjë premtim i r...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ditën e sotme në orën 11:00, pritet të mblidhet Këshilli Kom...
Gazetari Artan Hoxha paralajmëron se atentati ndaj Ardjan Ça...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e A...
Ka degjeneruar në fyerje personale debate mes kryeministrit ...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Open”, ka ...
“Elbasani është një “Big Brother”. Kështu ka deklaruar gazet...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Open” tha ...
Kryeministri Edi Rama, është përplasur ashpër mbrëmjen e sot...
Kryeministri Rama e ka quajtur si një veprim të turpshëm pub...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Open” ku ...
Sot në një dalje televizive, deputeti demokrat Myslim Murriz...
Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johan...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për m...
Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi, në një i...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...