web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ka kohë për festë te Vllaznia, Jonuz largohet drejt Maqedonisë së Veriut

5 Qershor 2020, 14:34, Sport CNA

Vllaznia nuk ka kohë të festojë dhe pushojë. Direkt kanë nisur përgatitjet për javën e 28-të, e cila luhet pikërisht të dielën. Pas Vlorës, tashmë do të marrin rrugën në Laç.

Një përballje delikte, e cila duhet të përballohet me dy mungesa. Hygor Guimaraesh ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa Behar Ramadani nuk është rikuperuar ende.

E megjithatë, shpresohet që të fitojnë formën optimale të paktën Efremov dhe Adili (të riatdhesuar pak ditë më parë nga Maqedonia e Veriut).

Seanca e djeshme nisi pa trajnerin Mirsad Jonuz, i cili është nisur me të përfunduar ndeshja me Flamurtarin drejt Maqedoninë së Veriut. E megjithatë, ai do të kthehet në Shkodër për të vijuar punën për takimin e radhës.





Lajmet e fundit nga