web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Opozita joparlamentare e shet veten shumë thjeshtë”/ Hajdari: PD është në humbje loje

27 Maj 2020, 14:15, Politikë CNA

Deputetja Rudina Hajdari, njëkohësisht bashkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore, tha se 31 maji është një datë ambicioze.

Hajdari tha se në tryezë ka ende çështje për të cilat nuk është rënë dakord, ndaj dhe e shikon të pamundur një dakordësi për të gjitha çështjet brenda 31 majit.

Ajo kritikoi opozitën jashtëparlamentare për qëndrimin që mban për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për largimet nga tryeza e Reformës.

?Mazhoranca nuk do ndryshim përsa i përket sistemit zgjedhor. Nuk shikoj një dritë jeshile nga mazhoranca, por edhe në parim duhet të jetë opozita që e shtyn këtë parim. Ka dy mekanizma se si mund të ecim përpara. Pavarësisht se çfarë thotë mazhoraca, ne jemi duke punuar fort jo vetëm me opozitën Parlamentare. Janë duke punuar shumë njerëz, sot kemi një ekip jo vetëm me deputetë por me ish-deputetë që kanë avokuar për ndryshim sistemi?, u shpreh ajo në Top Talk, ndërsa deklaroi se opozita e shet veten shumë lehtë.

?Edhe Ambasada amerikane ka qenë shprehimisht e hapur për të ndryshuar sistemin. Opozita e ka më të lehtë të shkojë në krahët e Edi Ramës sesa të bëhet me popullin. Kemi një opozitë që e shet veten shumë thjeshtë. Për sa kohë PD nuk e kupton këtë koncept është në humbje loje?, theksoi Hajdari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga