web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nëse nuk ndryshohet sistemi do kemi kryengritje”/ Hajdari: Mund të hiqet vërtet Rama...

27 Maj 2020, 21:18, Politikë CNA

?Nëse ndryshimi i sistemit nuk ndodh, do të kemi vërtetë një kryengritje reale në Shqipëri?.

Kështu deklaroi deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, teksa po fliste për tryezën e Reformës Zgjedhore.

Sipas saj, nëse kjo ndodh dhe nëse 50% e popullit e do ndryshimin e sistemit, ky do të jetë fundi i kryeministrit Edi Rama.

?Nëse ndryshimi i sistemit nuk ndodh, do të kemi vërtetë një kryengritje reale në Shqipëri. Nëse ka një 50% që e do ndryshimin e sistemit, atëherë do ta heqim vërtet Edi Ramën. Unë e di mirë sa arrogante është mazhoranca, ndaj qëndroj në atë Parlament për të treguar se ata nuk ma mbyllin dot zërin. Po të ishim bashkë si opozitë nuk do të kishin kaluar ndryshimet në Kodin Penal dhe shumë koncesione. Kemi bërë shumë gabime fatale, ndaj dhe duhet t?i vihet fatura opozitës?, u shpreh deputetja në Real Story./ CNA.al





Lajmet e fundit nga