web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autori i krimit e ka emrin Edi Rama/ Pse Veliaj, Basha dhe Kryemadhi, ishin bashkëpunëtorë

20 Maj 2020, 09:54, Politikë CNA

Të shtunën, duke u gdhirë mëngjesi i së dielës, me një akt të paprecedentë, forca të shumta policie ndërhynë në ambientet e Teatrit Kombëtar, duke nxjerë jashtë prej atje rreth 37 persona dhe më pas duke rrethuar zonën për të futur fadromat, për të bërë shembjen e Teatrit Kombëtar. Një godinë që qëndronte atje prej gati 80 vitesh dhe që palët kishin një debat. Një pjesë e artistëve kërkonin që ajo të rikonstruktohej dhe të qëndronte, dikush thoshte se mund të bëhej edhe një muze.

Por, prej gati 20 vitesh në këtë luftë, Edi Rama nuk pyeti. Ai e shembi Teatrin Kombëtar, por këtë herë përdori Erion veliajn.

Ka disa ditë që pas shembjes së Teatrit ku po artikulohet në media dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe po shihet ai si autor. Dhe ky në fakt ka qënë qëlimi i vërtetë i Edi ramës, që të mos ishte ai përgjegjësi i asaj që ndodhi. Por ta delegonte diku përgjegjësinë, jo për shkak të frikës, por për të mos marrë kosto publike. Dhe duke qënë se vitin e ardhshëm janë zgjedhjet parlamentare, do të donte të përformonte në maksimum.

Por, çfarë ndodhi?

Edi Rama ka 20 vite që lufton me atë Teatër dhe më në fund e shembi. E shembi pasi bëri një vendim qeverie dhe një ligj special më përpara. Tani me vendimin e fundit, ai tha se trualli i Teatrit Kombëtar i përkiste Bashkisë së Tiranës dhe urdhëroi këtë të fundit të bënte një operacion, i cili në fakt nuk do të kishte ndodhur pa bashkëpunimin e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Ku zbulohet bashkëpunimi Bashës dhe Kryemadhit për shembjen e Teatrit

Bashkëpunimi i Bashës dhe Kryemadhit është një fakt i padiskutueshëm për shembjen e Teatrit. Erion Veliaj pasi mori vendimin e qeverisë, e cila i kalonte truallin e Teatrit, me një vendim të Këshillit Bashkiak vendosi shembjen.

Por, ky vendim do të kërkonte 3/5 e votave dhe Bashkia e Tiranës nuk do të mundte kurrë ta merrte këtë vendim në qoftë se Partia Demokratike dhe LSI-ja, do të kishin marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Në asnjë rast nuk do të mund të kishte Erion Veliaj 3/5 e votave për ta shembur Teatrin. Ky është bashkëpunimi i parë. Pra, hapësira që iu dha kryebashkiakut të Tiranës për ta nxjerrë një vendim nga Këshilli Bashkiak.

Bashkëpunimi i dytë është fakti se Lulzim Basha tha se do të flinte ditë e natë dhe Teatri nuk do të shembej. Ai do të ishte atje me qindra demokratë.

Në fakt nuk ndodhi kështu. Lulzim Basha nuk ishte atje asnjë ditë. Shkonte sa për fasadë, për të bërë një deklaratë televizive dhe nuk qëndronte më shumë se 10 minuta e largohej.

Qëndresa në ambientet e Teatrit nga kryetari i opozitës dhe shumë ish-deputetëve të saj, strukturave të saj, do të mund të bënte që Edi Rama ta kishte të pamundur ndërhyrjen, ashtu siç nuk mundi kurrë të ndërhynte në çadër.

Bashkëpunimi i tretë

Basha tha se ai dhe Kryemadhi do të ishin me turmën, por nuk ishin, megjithëse ishte njoftuar një ditë më parë shembja e Teatrit.

Të premten Zonja Kryemadhi qëndroi në ambientet e Teatrit, por forcat operacionale të policisë, mjetet e shumta të INUK dhe polica bashkiake u larguan.

Ndërsa të shtunën u zhvillua një lojë, një skenar.

Mjetet e institucioneve të ndryshme që do të ndërhynin për shembjen e Teatrit u tërhoqën nga ambientet e Bashkisë dhe u larguan në një vend tjetër. Në distancë më të largët nga Teatri që të mos shiheshin nga mbështetësit apo dhe vetë politkanët.

Erion Veliaj, kështu nga zyra e tij drejtonte operacionin. Dhe menjëherë pasi polica konstatoi se rreth orës 02:00 të mëngjesit Monika Kryemadhi ishte larguar dhe kishte larguar edhe një pjesë të aktivistëve të Shoqërisë Civile, më pas edhe ishdeputetja Albana Vokshi kishte larguar shumë të rinj të FRPD-së, policia kishte rrethuar zonën dhe kishte ndërhyrë ashpër.

Më pas ndërhyri edhe INUV me fadromë për të shembur Teatrin, ç?ka solli edhe ngjarjet e ditës së dielë, të cilat tashmë të gjithë i dimë.

Pra, luftën me Teatrin e bëri Edi Rama për 20 vite. Teatrin e shembi Edi Rama. Teatrin nuk e shembi Erion Veliaj, ai zbatoi urdhërin. Dhe në krimin e shembjes së Teatrit, përveç Erion Veliajt si bashkëpunëtor, është edhe Lulzim Basha. Dhe Monika Kryemadhi, të cilët sot bëjnë sikur iu ?digjet barku? dhe bëjnë sikur do ta rindërtojnë Teatrin. Por, janë po këta që e shemben dhe dhanë ndihmën që Edi Rama të çonte atje fadromat për ta shkatërruar, duke përdorur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Tani në këto ditë po dilet edhe më shumë me tezen se është Veliaj dhe vetëm Veliaj që e shkatërroi. Në fakt shqiptarët e dinë dhe nuk do ta harrojnë kurrë. Teatrin Kombëtar, një godinë 80-vjeçare në kryeqytet, e shkatërroi Edi Rama dhe vetëm Edi Rama. Të gjithë të tjerët janë bashkëpunëtorë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga