web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nano zbardh telefonatën me Bashën/ Tregon kushtin që i vendosi për të hyrë në PD

19 Maj 2020, 20:59, Politikë CNA

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano ia dedikoi monologun e mbrëmjes së sotme kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, të cilit i dha disa këshilla publikisht.

Nano tregoi se për Bashën nuk ka respekt si politikan dhe për këtë qenka bërë sebep një telefonatë e disa viteve më parë.

Gazetari tha se nuk do ta votojë ndonjëherë Bashën, pasi deklaron se ka kërkuar të bëhet pjesë e PD-së me kushtin që kryedemokrati të distancohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, por theksoi se kushti nuk iu plotësua.

?Para se t?i jap këshilla dua të them një gjë që nuk është sekret tani më. Unë për Lulzim Bashën nuk kam ndonjë respekt si politikan. Nuk kam votuar ndonjëherë për Lulzim Bashën dhe nuk besoj se do të votoj ndonjëherë sepse kam frikë se ai nuk do të ma japë shansin asnjëherë. Dhe nuk është vështirë të më bësh mua që unë të votoj për ty. Në rrethana konkrete, unë kam pasur një telefonatë me Lulzim Bashën para disa vitesh dhe i kam parashtruar një kusht minimal që ka qenë sigurisht jo i mjaftueshëm por i nevojshëm për të startuar një afrim timin me PD-në e Lulzim Bashës. Kushti ka qenë të lutem distancohu nga Berisha, ?Berishizmi?, nga fryma në tërësi e ?Berishizmit? që ka dominuar PD-në në këto kohë.

Dhe këtë mos e bëj për mua por për të mirën e PD. Dhe unë do jem i gatshëm të bashkëpunoj me ju në rrethanat që në Tiranë mund të verifikohet ngritja e një regjimi që ka në krye Edi Ramën. Mirëpo, ai këtë kusht minimal nuk ma plotësoi asnjëherë. Në fakt unë e mora vesh qysh gjatë bisedës telefonike që ai nuk kishte ndërmend të ma plotësonte, sepse nuk e ka në planet e veta. Sepse nuk do ta bëjë, sepse ai mendon se po ta bëjë këtë gjë, kjo është e keqja e PD. Kuptohet që kjo është arsyeja që unë nuk besoj se do të vijë ndonjë ditë që do të votoj për Lulzim Bashën?, rrëfeu Nano në emisionin e tij “Provokacija”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga