web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO-Blogerja e njohur prek zemrat e ndjekësve/ E përlotur tregon për problemet me shëndetin mendor: Të gjithë më pyesin kur do bëhem nënë

15 Maj 2020, 10:42, Lifestyle CNA

Blogerja e njohur Farah Dhukai ka thyer zemrën e ndjekësve të saj në videon e postuar së fundmi në Youtube. Si asnjëherë më parë ajo është shfaqur e përlotur dhe ka ndarë problemet me shëndetin mendor pas paragjykimeve dhe pyetjes pse nuk po bëhet nënë. Në videon e publikuar blogerja shfaqet pa makijazh dhe flet për vështirësitë që ka hasur për 3 vjet rradhazi që nga dita kur është munduar të bëhet nënë.

E përlotur ajo shprehet se femrat fajësohen gjithnjë kur një çift nuk bën dot fëmijë, por në fakt janë dy njerëz që po përpiqen për të qenë prindër e për të pasur një familje më të madhe.Farah ka shtuar se nuknjerëzit nuk duhet të jenë kaq paragjykues dhe të ofendojnë apo komentojnë për shtatzëninë ose jo të një gruaje pasi çifti mund të jetë duke vuajtur me probleme të infertilitetit, abortit ose shëndetit mendor.

Blogerja thotë se dëshira e saj më e madhe është të bëhet nënë, por për fatin e keq po i humb shpresat për ta arritur nga gjykimet e padrejta të njerëzve.

“Unë kam pasur një zemër të lënduar kohët e fundit dhe nuk e kam shprehur, sepse gjithmonë kam dashur t?i mbaj mediat e mia sociale një vend pozitiv, ku të gjithë mund të vijnë dhe të largohen dhe nuk duhet të shqetësohen për dramën, ose çdo problem personal. Por ? Kam arritur në një pikë ku shëndeti im mendor po ndikohet dhe nuk mund të fshihem më pas buzëqeshjes time të thyer. Ka diçka për të cilën me të vërtetë duhet të flas ? ju lutem klikoni linkun në bio për ta parë. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve “, shprehet blogerja.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga