web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

350 fidanë narkotikë për kultivim/ Arrestohet një person në Fier

13 Maj 2020, 11:17, Kronika CNA

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Fier, kanë bërë të mundur që në fshatin Buzmadh të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe sekuestruan rreth 350 fidanë narkotikë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit që po tentonte për t?i kultivuar: Y., 31 vjeç, banues në Buzmadh, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?./CNA.al





Lajmet e fundit nga