LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Pazaret, tradhëtitë dhe bashkëqeverisja e Lulzim Bashës me Edi Ramën

11 Maj 2020, 09:29, Politikë CNA

Pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën apo gjobat e vendosura në emër të opozitës, janë fakte. Ndoshta ne shpesh e kemi parë më sy të tepruar kritik kreun e Republikës së re, Lulzim Basha.

Por, në çdo vit të karrierës së tij politike, në çdo ditë të saj po të shohësh dalin vetëm pazare, gjoba dhe fëlliqësira.

Por, le të përpiqemi një herë të vetme ta shohim më sy pozitiv Lulin. Le t?i hedhim poshtë skandalet me Rrugën e Kombit, le t?i lëmë rreth 300 milion euro, apo një million dollarët e skandalit të fundit në SHBA, të paguara nga off shore rusë, për një foto me presidentin Trump.

Këto të dyja po ia falim, edhe pse janë megaskandale të papërsëritshme, që nëse do t’i kishin ndodhur një politikani tjetër, nuk do ta kishte parë më dritën e politikës. Por, edhe dritën e diellit do ta shihte nga vrima e qelisë.

Së fundi, opozita ka denoncuar me një apo dy konferenca shtypi një tender të Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me maskat por si gjithmonë, Luli fillon e flet e pastaj hesht.

“Gojët e liga” thonë se një nga administratorët e kompanisë të denoncuar nga opozita për tenderin e akuzuar korruptiv nga Ministria e Shëndetësisë, është takuar me një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të bizneseve të familjarëve të Lulzim Bashës. Një personazh i njohur pranë Lulit dhe shumë vendimmarrës ka zhvilluar takimin. Është folur gjërë dhe gjithçka është zgjidhur. Kuptohet ?gojët e liga? flasin edhe për pagesa deri në 200 mijë euro.

Fakt është që opozita foli një herë dhe pastaj heshti.

Ndoshta mund të jetë një nga ato thashethemet e rastësishme të Tiranës, që e bëjnë për të nxirë imazhin e Lulit, por janë shpesh të ?rastësishme? këto. Por, vallë të ketë kaq shumë rastësi me Lulin?

I njëjti rast është edhe me oligarkun Agron Papuli, të shumë akuzuar nga opozita në lidhje me tenderat e makinave për Policinë e Shtetit, miliona e miliona euro.

Opozita e denoncoi dhe më pas heshti. Pas pak kohësh Lulzim Basha filloi të ?lulëzonte? jetën e tij të ardhshme në dy nga vilat e ndërtuara në rezidencën ?Long Hill?, të Agron Papulit.

Ka edhe shumë e shumë ?rastësi? të tjera.

Ligji i Arsimit të Lartë. Nuk foli asnjë fjalë Republika e re e Lulzim Bashës. Asnjë fjalë të vetme. U kujtua javën e fundit, pasi reagoi Berisha.

Lulzim Basha premtoi se do ta çonte ligjin në Gjykatën Kushtetuese, në atë kohë funksionale, por nuk e çoi kurë. Ngeli ?peng? i Henri Çilit dhe universiteteve private.

Më pas vëllai dhe familjarët e tij hapin një shkollë private në kryeqytet.

Luli ka të tjera ?rastësi?, të cilat çuditërisht kanë bërë që Basha të tregojë se është vërtetë një pazarxhi i vogël i Edi Ramës  dhe ne nuk jemi gabuar, që e kemi parë atë si ortakun e tij. Dhe si njeriun përgjegjës për jetëgjatësinë e Ramës në pushtet.

Denoncimet për inceneratorët, afera 200 milion euro. Lulzim Basha flet, pohon, e pastaj vërtitet kur e përmend emrin dhe kur dalin fakte të reja dhe dosja duhet çuar drejtësisë, ai nuk e çon atë. Nuk çon një nga dosjet më të korruptive, 200 milion euroshe. Mesa duket ?plehrat? e inceneratorëve kanë zënë jo vetëm gojën, por edhe rrethin e tij.

Ka të tjera fakte, të cilat shkojnë tek dosje, korrupsione dhe skandale, të cilat Lulzim Basha ia ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij, ti përgatisin dhe më pas të denoncohen. Por, pasi dosjet voluminoze janë çuar në zyrën e Lulit ato janë zhdukur pa lënë gjurmë, ato janë harruar.

Lulzim Basha kështu tradhëtoi edhe të rinjtë e Kukësit në Rrugën e Kombit. Kur ata protestonin dhe hynin në burg, Lulzim Basha tha se do ta anullonte, por kunati i tij dhe bizneset e tij në atë kohë përfunduan me zyra pikërisht tek koncesionari i Rrugës së Kombit.

Ky është Lulzim Basha. Ai i ?rastësishmi? i Edi Ramës. Që nuk ka pazar me kryeministrin, që është i ?ndershëm?, por që fatkeqësisht e ka kthyer opozitën në bandë gjobash për interesat e tij personale, ku on top qëndron pallati i familjarëve të tij në Vlorë, ndërtuar në det, me dokumenta të dyshimta, i cili do të paguhet 16 milion euro nga taksat e shqiptarëve. Një pazar ky i vitit 2017.

Shpresuan se Luli do të ndryshonte, do të hiqte dorë, por shikojeni ja ku e keni. Sërish bën pazare me tenderat. Shikoni konferencat e shtypit, shikoni një tender, një veprim të tij dhe reagimin e mëvonshëm. Asgjë në thelb, thjeshtë zero.

Pasi dikush shkon dhe ?kollitet?, kthehet edhe Lulzimi në një ?vegël? të qeverisë.

Mesa duket Rama e ka gjetur kollaj. Për çdo gjë që bën përfituesit i çon edhe tek Luli. Kështu ?bashkëqeveriset? më mirë.

Ky është edhe thelbi i qeverisë që kërkoi Lulzim Basha dhe Republika e re me Rilindjen në 2017. Nuk e realizuan dot publikisht, nuk patën dot numrat dhe mandatet, por po e bëjnë faktikisht dhe kjo është edhe shpresa e së ardhmes e Lulzim Bashës. Të bashkëqeverisë me Edi Ramën, ashtu siç sot bashkëqeveris duke përfituar nga korrupsioni dhe skandalet e Rilindjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga