Vajza vëmendje!/ Si të kuptoni që partneri juaj është çmendurisht i dashuruar me ju
Dashuria e vërtetë nuk fshihet ajo është e dukshme në cdo mo...
Derisa nuk ka vaksinë për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ?ne vërtet duhet të aplikojmë distancim të ashpër social për të zvogëluar mundësinë që virusi të përhapet nga njeriu në njeri?, thotë Alexandre White, profesor i sociologjisë dhe historisë së mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins të Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, White flet për origjinën e karantinës dhe thotë se ajo ka qenë një opsion i sigurt në të kaluarën. Ai po ashtu thotë se njerëzit në karantinë duhet të mbështeten, por tërheq vërejtjen edhe për ksenofobinë që mund të ndodhë në këtë kohë.
Radio Evropa e Lirë: Zoti White, a funksionon karantina dhe a mund të ndalojë një sëmundje?
Alexandre White: Mendoj se është e rëndësishme të theksohet fillimisht se distancimi social dhe karantina dallojnë. Distancë sociale është ajo që po shohim aktualisht, që po mbahet nga shumica dërrmuese e popullatës në botë dhe që nënkupton lëvizje të kufizuar, distancim nga njëri-tjetri në vendet publike, veshje të maskës dhe kufizime të tjera kontaktesh. Karantina, në njëfarë mënyre, përshkruan më mirë masat e marra nga njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit dhe që përpiqen të menaxhojnë rrezikun e kontaktit të drejtpërdrejtë me sëmundjen. Këta janë njerëz që qëndrojnë ekskluzivisht brenda dhe larg të tjerëve. Historikisht, karantinat kanë qenë një zgjidhje efektive, sidomos kur nuk ka pasur trajtim farmaceutik. Tani me sëmundjen COVID-19, për të cilën nuk kemi ende vaksinë, ne vërtet duhet të aplikojmë distancim të ashpër social për të zvogëluar mundësinë që virusi të përhapet nga njeriu në njeri, në sasi të mëdha.
Radio Evropa e Lirë: Për sa kohë duhet të mbahen njerëzit në karantinë, që ajo të jetë e efektshme?
Alexandre White: Varet? Në rastin e sëmundjes COVID-19, duhet të shohim që numri i rasteve brenda ditës bie, numri i pacientëve të shtrirë bie. Po ashtu duhet të sigurojmë rritjen e kapacitetit të testimit, për të kontrolluar nivelin e përhapjes së sëmundjes, pasi të hiqet masa e distancimit social. Pra, për të hequr karantinën, duhet të shohim numër më të vogël rastesh.
Radio Evropa e Lirë: Kur janë përdorur më herët karantina të shkallës së gjerë?
Alexandre White: Historia e karantinës daton nga shekulli 13, kur anijet detyroheshin të ankoroheshin jashtë porteve për një periudhë 40-ditëshe. Kjo ka qenë një lloj mënyre për të menaxhuar përhapjen e një sëmundjeje. Në atë kohë, jo domosdoshmërisht e kanë ditur se sa ngjitëse është një sëmundje apo sa mund të përhapet, por e kanë ditur se një nivel i caktuar i distancës ka sukses në kontrollimin e saj. Hera e fundit kur kemi parë karantina në shkallë të gjerë, ka qenë në vitin 1918, kur është shfaqur gripi spanjoll. Për dallim nga ajo kohë, ne tani jemi më të avancuar në aspektin teknologjik dhe kemi më shumë njohuri rreth mjekësisë, por ngjashëm si tani, edhe atëherë në shumë vende janë aplikuar masa të ashpra të distancimit social. Është konstatuar se ato kanë pasur efekt bukur të madh në kufizimin e përhapjes së gripit. Pra, distancimi social, karantina, mund të jenë të suksesshme dhe kanë qenë të suksesshme në të kaluarën. Tani, derisa nuk kemi vaksinë për koronavirus, është vërtet opsioni më i sigurt dhe më efektiv.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë efekti social dhe ekonomik mund të ketë karantina?
Alexandre White: Aktualisht, ka një goditje të madhe ndaj ekonomisë, si pasojë e sëmundjes COVID-19, e cila i ka ngadalësuar bizneset dhe i ka ndaluar njerëzit të shkojnë në punë. Gjatë kohës së karantinës, [qeveritë] duhet t?iu ofrojnë një lloj mbështetjeje njerëzve që janë të mbyllur ose praktikojnë masa të distancimit social.
Radio Evropa e Lirë: Në një artikull të botuar në Hopkins Medicine, keni paralajmëruar për ksenofobinë në kohën e karantinës. Keni në mendje ndonjë rast konkret?
Alexandre White: Për fat të keq, këtë e kemi parë edhe në rastin e sëmundjes COVID-19. Në shumë vende të botës ka pasur sulme kundër njerëzve me origjinë aziatike, duke i akuzuar ata rrejshëm për përhapje të sëmundjes. Një shembull tjetër që dua ta sjell këtu është ai i vitit 1901 në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, ku epidemia e murtajës bubonike ka prodhuar një karantinë të ndarë në mënyrë racore. Karantina e tillë më pas ka shërbyer si plan për ndarjet racore të qyteteve, para dhe gjatë aparteidit.
Radio Evropa e Lirë: Pandemia COVID-19 krahasohet shpesh me gripin spanjoll. A është ky një krahasim korrekt?
Alexandre White: Në disa mënyra është, në disa jo. Janë dy sëmundje të ndryshme, por janë përhapur ngjashëm. Ngjashëm, edhe në vitin 1918 [kur është shfaqur gripi spanjoll], ka pasur shumë paqartësi, sëmundja është konsideruar si e re. Nuk ka pasur shumë njohuri se si të parandalohet ose si të shërohet. Përgjigje ka qenë vetëm distancimi social. Sot, ngjashëm përballemi me një koronavirus të ri. Ngjashëm duhet të praktikojmë distancimin social, sepse nuk kemi vaksinë. Por, natyra e biologjisë së sëmundjes tregon se kemi të bëjmë me lloje të ndryshme të epidemive. Dhe, nuk duhet të mbështetemi te pandemia e vitit 1918.
Dashuria e vërtetë nuk fshihet ajo është e dukshme në cdo mo...
Ekziston një arsye pse autorët e letërsisë klasike i kushtoj...
Xhemre arrin të pranojë faktin se Gokhan nuk jeton më. Ajo b...
Beniada Nishani është një nga modelet shqiptare e cila ka nj...
Vajza e ish deputetes së PD, Albina Deda, Ada Deda është shu...
Aktori i famshëm dhe Youtuberi Eric Tabach po fiton shumë fa...
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e 24 orëve...
Moderatorja Orinda Huta dhe producenti Turjan Hysko janë një...
Antoneta Koci është kthyer në një nga vajzat më të komentuar...
Arina Nazarova është bërë e njohur si modele e cila ka fitua...
Moderatorja dhe modelja Leila Kraja është një nga vajzat më ...
Modelja e njohur Italo-kolumbianja i ka mahnitur të gjithë n...
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më ...
Moderatorja Rudina Magjistari njihet për gafat dhe lapsuset ...
Ish miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini është një nga...
Epidemiologu nga Kosova Isuf Dedushaj ka folur për mundësinë...
Gazetarja Nisida Tufa i ka kërkuar llogari shefes së Epidemi...
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, tregoi se s...
Ka përfunduar me sukses misoni i 60 infermierëve shqiptarë t...
Mesude bëhet xheloze kur e sheh Kemalin të veshur modern. Va...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...